Reparti për dietologji dhe nutricion pranë Spitalit të klinikës “Acibadem Sistina” ju mundëson vlerësim të plotë nutricioni dhe në bazë të njëjtës, përpunimi i planit individual për ushqim dhe dietë, si dhe këshilla edukative nga fusha e ushqimit të shëndetshëm. Ushqimi për pacientët e spitalit tonë është i balancuar me kujdes dhe i përgatitur sipas standardeve më të larta.
Pajisja e departamentit me pajisje dhe analiza diagnostikuese më të avancuara mundëson vlerësimin individual të ushqimit dhe programin individual të ushqimit për reduktimin e peshës ose për sëmundjet në të cilat dieta ka ndikim të madh në procesin e parandalimit dhe trajtimit. Bashkëpunimi i ekipit mjek-nutritionist, mjek-specialist, nutritionist është i njohur në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Në këtë mënyrë, shërbimet tona përfshijnë programet ushqimore dhe këshilla për:
Mbipesha trupore është pranuar si sëmundje e shekullit 21. Prandaj ne dëshirojmë që t’u ndihmojmë pacientëve dhe klientëve të cilët luftojnë me këtë, duke e rritur vetëbesimin e tyre, duke u dhënë forcë që të jetojnë me shprehi të shëndetshme dhe ta pranojnë mënyrën e re të zgjedhjes, përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit.
Në të vërtetë Reparti për dietologji dhe nutricion është përfshirë në edukimin dhe këshilla te të gjithë pacientët e hospitalizuar, duke u ndihmuar në zgjedhjen e ushqimit adekuat për nevojat specifike, duke i kuptuar parametrat ushqyese, vëzhgimin e konsumimit të ushqimit/shtojcat, të dhënat e instruksioneve për ushqim dhe zbatimin e renditjes së shujtave. Shujtat në spitalin tonë janë balancuar me kujdes dhe janë përgatitur sipas standardeve më të larta.
Nutricioniste
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.