Departamenti i kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive është i pajisur me teknologjinë më moderne dhe me ekip profesional të edukuar sipas shembullit të klinikave botërore për kirurgjinë e këtij lloji. Ekipi i kirurgëve plastik bashkëpunon edhe me mjekë të specializimeve të tjera me qëllim që pacientët të marrin kujdesin e duhur mjekësor dhe rezultate të dëshiruara.
INTERVENIMET
Kirurgjia estetike përfshin një numër të madh të procedurave, siç është zmadhimi, zvogëlimi ose ngritja e gjinjve, ngritja e ballit dhe pjesës së mesme të fytyrës (facelifting), blefaroplastika, korrigjimi i veshëve, tërheqja e barkut, liposuksioni, plotësimi me indin yndyror personal. Për pacientët tanë janë në dispozicion edhe metodat minimale invazive për përtëritje siç është botoksi dhe fileri, përtëritje me laser dhe shumë intervenime tjera, numri i të cilëve është vazhdimisht në rritje.
Kirurgjia rindërtuese është një fushë e gjerë e kirurgjisë, e cila shërben për përmirësimin e formës dhe funksionit të një pjese të caktuar të trupit, i cili është lënduar ose është i sëmurë. Me ndihmën e kësaj kirurgjie korrigjohen mangësitë fizike, deformimet ose anomalitë të cilat janë jashtë standardeve të pranuara, pavarësisht nëse bëhet fjalë për anomali të lindura apo të shkaktuara nga lëndimet apo sëmundje të ndryshme.
Në departamentin tonë trajtohen me sukses djegiet dhe komplikimet e vonshme nga djegiet siç janë kontrakturat, pamundësia e hapjes dhe mbylljes së kapakëve të syrit, deformimet e veshëve ose të hundës.
“Acibadem Sistina” ofron mundësi për trajtim estetik pas intervenimit kirurgjik të gjirit. Rindërtimi i gjirit mund të realizohet gjatë operacionit të tumorit ose më vonë, pas përfundimit të trajtimit onkologjik dhe radioterapeutik. Kirurgjia rindërtuese ndihmon në rritjen e vetëbesimit të gruas dhe zvogëlimin e traumave psiqike nga vetë operacioni. Për pacientet në “Acibadem Sistina” është angazhuar një ekip i ekspertëve, me qëllim që sa më shpejtë dhe pa dhimbje të tejkalohet ky problem postoperativ.
Specialist në kirurgji plastike dhe rikonstruktive
Specialist në kirurgji plastike dhe rikonstruktive
Specialist në kirurgji plastike dhe rikonstruktive
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.