Ekipi me përvojë i specialistëve të ORL mundëson diagnose, trajtim për të gjitha sëmundjet e veshit, fytit dhe hundës. Ekipi I mjekëve përbëhet nga ekspertë me përvojë shumë vjeçare, për kryerjen e intervenimeve kirurgjikale më të ndërlikuara tek fëmijët dhe të rriturit.
Fusha speciale të ORL:
Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve akute dhe kronike të veshit. Trajtimi kirurgjik i mastoideve akute, otiti kronik, holesteatomi. Kirurgjia e çrregullimeve konduktive të dëgjimit. Trajtimi kirurgjik i otosklerozës, timpanoplastika, rikonstruimi i zinxhirit osikular.
Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve të hundës dhe sinuseve paranazale. Trajtimi i riniteve alergjike. Kirurgjia endoskopike funksionale e sinuseve paranazale. Trajtimi kirurgjik i sinuseve akut dhe kronik dhe polipoza e hundës. Trajtimi endoskopik i epistakseve. Trajtimi kirurgjik i devijimeve të murit ndarës të hundës.
Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve të bajameve dhe vegjetacionet adenoide, slip apnea obstruktive, otiti sekretues në moshën fëmijërore. Trajtimi i malformimeve kongjenitale, si choanal atresia, anomali të lindura në vesh, laring etj.
Diagnoza dhe trajtimi kirurgjik i tumoreve beninje dhe malinje i regjionit laringo hipofaringeal. Video laringoskopia. Kirurgjia foniatrike dhe kirurgjia e telave të zërit. Trajtimi kirurgjik i sëmundjeve malinje të laringut, kokës dhe qafës. Përcjellja pas operative dhe trajtimi.
Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve audio-vestibulare. Trajtimi i marramendjes, tinitusi, të shurdhrit akut dhe dëmtimet e dëgjimit. Skrining i dëgjimit te foshnjat e porsalindura dhe fëmijët.
Implanti koklear është një pajisje mjekësore elektronike e cila zëvendëson funksionin e dëmtuar të dëgjimit të veshit. Ndryshe nga aparatët e tjerë të cilët rrisin volumin, implanti koklear zëvendëson funksionin e kërmillit të veshit dhe dërgon sinjale në tru. Tek disa pacientë mund të implantohen të dy veshët pasi me anë të dëgjimit nga të dy veshët, përmirësohet lokalizimi i zërit dhe dëgjimi në një mjedis të zhurmshëm është më i mirë.
Specialist në otorinolaringologji
Specialist në otorinolaringologji
Specialiste në otorinolaringologji
Doktori i mjekësisë së përgjithshme, specializante në otorinolaringologji
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.