Acibadem Sistina

KIRURGJIA TORAKALE

KIRURGJIA TORAKALE

Departamenti i Kirurgjisë Torakale udhëhiqet nga specialisti eminent dhe me përvojë, prof. dr. Andreja Arsovski. Me 35 vite përvojë, ekspertiza e tij përfshin ndërhyrjet më komplekse në gjoks, gjëndrën tiroide, mushkëri, murin e kraharorit dhe venat varikoze. Me një qasje multidisiplinare dhe teknologji bashkëkohore, çdo pacient merr një plan të plotë dhe të individualizuar trajtimi, edhe për problemet më të ndërlikuara. 

Përveç prof. Arsovskit, në këtë departament punon edhe dr. Dragan Smilevski, specialist i kirurgjisë torakale, mjek me përvojë të madhe dhe shumë pacientë të kënaqur.

 

GJIRI
• Sëmundje beninje të gjirit (ciste, fibroadenoma, papilloma intraduktale, abscese dhe sëmundje të tjera beninje kirurgjikale të gjirit)
• Shënjim me tel udhëzues i lezioneve të vogla dhe jo të palpueshme të dyshimta (mikrokalcifikime)
• Sëmundje malinje të gjirit (ndërhyrje kirurgjikale konservuese dhe radikale)
• Operacione rekonstruktive të gjirit

GJËNDRA TIROIDE
• Trajtimi kirurgjikal i sëmundjeve beninje të gjëndrës tiroide (ciste, nyje, tumore beninje, çrregullime funksionale, struma difuze dhe gjendje të tjera beninje)
• Karcinomat e gjëndrës tiroide dhe trajtimi i tyre kirurgjikal (tiroidektomi parciale, subtotale dhe totale me ose pa heqje të nyjeve limfatike të qafës)

KIRURGJIA E MURIT TË KRAHARORIT
• Lëndime të kraharorit
• Sëmundje beninje dhe malinje të murit të kraharorit (rezeksione me përdorim të mundshëm të flapeve muskulore ose materialeve sintetike)
• Deformitete të kraharorit, pectus carinatum dhe pectus excavatum (me metodë minimale invazive sipas Nuss ose metodë klasike sipas Ravitch)

KIRURGJIA E DIAFRAGMËS
KIRURGJIA E EZOFAGUT

KIRURGJIA E MUSHKËRIVE
• Përdorimi i VATS (kirurgji torakoskopike e asistuar me video)
• LVRS – Lung Volume Reduction Surgery (reduktim i indit pulmonar të dëmtuar), metodë për trajtimin e emfizemës pulmonare
• Trajtimi kirurgjikal i sëmundjes ekinokoke (tenia e qenit) me metoda të hapura ose me VATS
• Trajtimi kirurgjikal i gjendjeve beninje të mushkërive (ciste, bula, abscese, tumore beninje) me VATS ose torakotomi të hapur
• Karcinoma të mushkërive
• Rezeksione radikale pulmonare me limfadenektomi duke përdorur staplerë dhe pajisje moderne
• Tumore metastatike të mushkërive
• Trajtim i metastazave me VATS ose me rezeksione të hapura dhe teknologji lazerike
• Biopsi minimale invazive pulmonare ose pleurale
• Mediastinoskopi (biopsi nga mediastinumi)
• VATS talkim për derdhje pleurale të përsëritura
• Vendosje e kateterëve pleuralë
• Trajtim modern i pneumotoraksit me VATS

KIRURGJIA E VENAVE VARIKOZE
Trajtimi kirurgjikal i venave varikoze me:
• ablacion me radiofrekuencë (VNUS)
• trajtim me lazer
• metoda të hapura kirurgjikale
• skleroterapi

NDËRHYRJE KIRURGJIKALE
• Heqje e tumorit të gjirit
• Mastektomi
• Tiroidektomi subtotale
• Tiroidektomi (beninje)
• Tiroidektomi totale me limfadenektomi (malinje)
• Venat varikoze (klasike)
• Mastektomi simpleks
• Mastektomi radikale
• Pectus
• Rezeksion i murit të kraharorit
• Simpatektomi torakale
• Dekortikim i hershëm
• Dekortikim i vonshëm
• Rezeksion ekstra-anatomik i mushkërisë
• Lobektomi
• Pneumonektomi
• Plastikë e diafragmës
• Heqje e ekinokokut të mushkërisë
• Heqje e ekinokokut të mushkërisë dhe mëlçisë në një akt
• Drenazh torakal
• Vendosje e pleurokateterit (ambulant)
• Slurry pleurodezë
• Torakoskopi diagnostike
• Torakoskopi diagnostike me biopsi
• Pleurodezë me talk torakoskopike
• Torakoskopi me biopsi dhe pleurodezë me talk
• Simpatektomi torakale me VATS
• Rezeksion klinor me stapler
• Dekortikim torakoskopik
• Torakotomi eksplorative
• Trajtim me lazer i venave (anestezi tumescente lokale + flebektomi e zgjeruar)
• Trajtim me lazer i venave në një këmbë me anestezi të përgjithshme
• Ndërhyrje shtesë me lazer në vena
• Torakocentezë
• Mediastinoskopi
• Heqje e tumorit mediastinal

 

 

Mjekët e departamentit

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.