Departamenti i кardiokirurgjisë pediatrike në “Acibadem Sistina” është qendra e parë me pajisje komplete dhe staf në fushën e kardiokirurgjisë pediatrike në vendin tonë që ofron diagnozën dhe trajtimin e fëmijëve me anomali kongjenitale dhe anomali të fituara në zemër në moshën nga 0 deri në moshën 18 vjeçare. Në një hapësirë të pajisur në mënyrë moderne departamenti disponon me një repart spitalor dhe kujdes intensiv kardiokirurgjikal me pajisje më bashkëkohore mjekësore që mundëson kujdesin e lartë profesional 24-orësh dhe monitorimin e pacientëve. Për shëndetin e fëmijëve kujdeset një ekip me përvojë i cili është i përbërë nga kardiokirurgë, pediatër me përvojë në kujdesin intensiv pediatrik, kardiolog- pediatër, kardioanesteziologë dhe infermierë të trajnuar në fushën e kardiokirurgjisë pediatrike.
Falë qasjes multidisiplinare, infrastrukturës, stafit dhe pajisjes teknologjike, departamenti ofron kujdes të integruar të problemeve kardiologjike nga diagnoza e saktë (prenatale dhe/apo pas lindjes) deri tek trajtimi përfundimtar duke përfshirë edhe kujdesin intensiv post-kirurgjikal që është raritet për spitalet në rajon. Në këtë departament në mënyrë kirurgjikale trajtohen të gjitha defektet kongjenitale të zemrës që zakonisht kryhen në vitin e parë të jetës dhe monitorimi i mëtutjeshëm i këtyre pacientëve.
Me ekzistimin e infrastrukturës dhe stafit për herë të parë në vendin tonë në këtë departament do të pranohen të gjithë fëmijët në fushën e kirurgjisë pediatrike dhe pediatrisë të cilët kërkojnë trajtim intensiv dhe renimacion nga mosha më e hershme deri në moshën 18 vjeç.
Kateterizimi kardiak është një procedurë minimale invazive që kryhet nga mjekët kardiologë pediatrikë ndërhyrës për të fituar pamjen më të mirë të zemrës dhe për t’i trajtuar problemet e zemrës duke përfshirë defektet e zemrës kongjenitale.
Specialist në pediatri
Specialiste në pediatri
Specialist në kirurgji pediatrike, subspecialist në kardiokirurgji pediatrike
Specialist në kardiokirurgji
Specialiste në pediatri
Specialiste në anesteziologji me mjekim intensiv
Specialiste në anesteziologji dhe mjekim intensiv
Specialiste në pediatri, kardiologe
Specialiste në pediatri
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.