Një repart spitalor, departamentet poliklinike të pediatrisë dhe neonatologjisë dhe qendra emergjente Për sëmundjet specifike tek fëmijët kujdesen 27 pediatër – subspecialistë me përvojë. Falë përvojës së tyre, fëmijët mund të marrin një diagnozë të saktë dhe në kohë në një vend.
Kardiologjia dhe reumatologjia. Kujdesi për një zemër të shëndoshë të fëmijës suaj fillon gjatë shtatzënisë. Në “Acibadem Sistina”, gratë shtatzëna kanë mundësi për ekokardiografi fetale me të cilën mundësohet detektimi i hershëm të anomalive në zemër tek fryti. Ekipi i kardiologëve pediatrikë kryen skrining kardiologjik tek të porsalindurit dhe ekokardiografi tek fëmijët. Theks i veçantë i vihet diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve reumatike. Me hapjen e Departamentit të Kardiokirurgjisë pediatrike përveç diagnostikimit të defekteve në zemër tek fëmijët, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ofron trajtimin e pacientëve pediatrike kardiokirurgjikale.
Pulmoalerologjia. Përvoja e ekipit të mjekëve pulmoalergologë mundëson diagnostikimin e llojit të alergjisë me testet alergjike të lëkurës, detektimin e shkaqeve të kollës, diagnozën me FeNO – oksid nitrik – matjen e shkallës së ndjeshmërisë bronkiale alergjike, detektimin e traktit respirator astmatik dhe matjen e shkallës së rrjedhës së ajrit nëpër traktin respirator me një test për funksion të mushkërive.
Neurologjia. Falë ekspertëve të dëshmuar diagnostikohen dhe trajtohen sëmundjet neurologjike gjatë fëmijërisë së hershme (monitorimi i zhvillimit të foshnjave të lindura para kohe ose foshnjat nga shtatzënitë me rrezik, epilepsia dhe sindromat epileptike gjatë fëmijërisë, sëmundjet neuromuskulore, infeksionet e sistemit neuromuskulor, sëmundjet imune dhe degjenerative të sistemit nervor, kokëdhimbje akute dhe kronike, çrregullimet në zhvillim).
Nefrologjia. Ekzaminimi subspecialistik tek pediatri- nefrolog ofron mundësinë për zbulim të hershëm të malformimeve kongjenitale të sistemit urinar, skrining neonatal nefrologjik ekografik, diagnozën e hershme dhe trajtimin e infeksioneve të traktit urinar tek fëmijët, si dhe mundësi për zbulimin dhe monitorimin e hershëm të sëmundjeve kronike nefrologjike. Në spitalin tonë gjithashtu kryhen edhe ekzaminimet konsultative për vendimin e trajtimit operativ të sëmundjes nefrologjike.
Hemato-onkologjia. Në fushën e hematologjisë pediatrike ka mundësi për diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha sëmundjeve duke filluar me çrregullimet në grupin e eritrociteve, të gjitha llojet e anemive, çrregullimet në grupin e leukociteve siç janë leukocitoza dhe leukopenia, çrregullimet në grupin e trombociteve prej të cilave trombocitopenia është më e zakonshme, inflamacionet kronike e nyjave limfatike dhe çrregullimet e koagulimit. Në departamentin e onkologjisë ekziston mundësi për diagnostikimin e sëmundjeve malinje gjatë fëmijërisë së hershme. Spitali gjithashtu disponon me pajisje moderne për diagnostikimin e tumoreve solide, ekziston mundësi për përcaktimin e markerave specifike të tumorit, core biopsi dhe diagnozën patohistologjike, mundësi për ndërhyrje kirurgjikale të kryer nga kirurgu për fëmijë dhe neurokirurgu, si dhe akselerator më bashkëkohor për terapi me rrezatim.
Gastroenterohepatologija Falë përvojës në këtë fushë, ekziston mundësi për diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha sëmundjeve të sistemit gastrointestinal, mëlçisë dhe pankreasit. Lloje të ndryshme të simptomave dhe sëmundjeve gastrointestinale diagnostikohen dhe trajtohen në kohë, duke përfshirë dhimbjen kronike në bark, refluksin, kapsllëkun, të vjellat, nauzea dhe problemet nutritive. Gjithashtu trajtohen gjendjet e specializuara duke i përfshirë sëmundjet inflamatore të zorrëve (sëmundja e Crohn-it dhe koliti ulcerativ), atrezionin biliar, hepatitin, sëmundjen celiake, sëmundjen e refluksit, gjendjet gastrointestinale eozinofile, obezitein dhe sindromën e zorrës së shkurtër.
Ortopedia Ekipi ortopedik bën skriningun e hershëm për sëmundje kongjenitale dhe të fituara të sistemit lokomotor (në maternitet); ekzaminime të rregullta ortopedike gjatë vitit të parë – ekzaminime klinike dhe sonografike; ekzaminime klinike dhe ekzaminime me EKO të aparatit të kockave dhe kyçeve, muskujve dhe tetivave tek fëmijët. Ekipi i ortopedisë ofron trajtimin konzervativ dhe operativ të displazive dhe luksacioneve të kërdhokullës; monitorim, trajtim konservativ dhe operativ të deformimeve në fëmijërisë së hershme; trajtim konzervativ dhe operativ të shputës së shtrembëruar kongjenitale sipas metodës së Ponsetit; aplikim intra-artikular të terapisë; punkcionet e ndryshimeve artikulare dhe ekstra-artikulare; diagnostikim dhe trajtim të infeksioneve të aparatit lokomotor; diagnostikim dhe trajtim të tumoreve të aparatit lokomotor; trajtim konzervativ dhe monitorim si dhe ndërhyrjet korrigjuese tek fëmijët me nevoja të posaçme.
Reparti pediatrik ofron trajtimin e një fëmije të sëmurë nga mosha 0 deri në moshën 16 vjeçare. Në të implementohet diagnostikimi më bashkëkohor dhe trajtimi i bazuar në protokollet e praktikuara në botë për trajtimin e sëmundjeve të fëmijëve. Disponon me 15 kapacitete akomoduese moderne njëkrevatëshe që i plotësojnë kriteret më të larta shëndetësore dhe estetike. Dhomat dhe apartamentet janë përshtatshme për qëndrimin e një prindi me fëmijë.
Specialiste në pediatri
Specialiste në pediatri, subspecialiste në kardiologji pediatrike
Specialiste në pediatri, hemato-onkologe
Defektolog
Magjistre e terapisë fizikale në pediatri
Specialist në pediatri, ekokardiografia fetale
Specialistе në pediatri, pulmologе
Specialiste në ortopedi
Specialiste në pediatri, subspecialiste në endokrinologji pediatrike dhe subspecialiste në gjenetikë
Specialiste në pediatri, nefrologe
Specialiste në pediatri - neurologe
Specialiste në pediatri
Specialiste në pediatri, neurologe
Defektologe
Specialiste në pediatri, kardiologe
Specialistе në pediatri, pulmologе
Psikologe, Psikoterapeute e fëmijëve
Specializant i pediatrisë
Specialiste në pediatri
Copyright © 2024 Developed by Unet All rights reserved.