Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për:
Punëtore për servimin
PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
Punëtorja për sevimin servon ushqimin e pacientëve në karrocat për servimin dhe e vendos ë çdo karrocë të mbushur në makinat për ngrohje dhe ftohje të ushqimit në çdo kat të kuzhinave ndihmëse, e shpërndan ushqimin dhe lëngjet deri tek pacientët dhe i mbledh enët e përdorura për servimin e ushqimit dhe takëmet nga dhomat spitalore dhe i sjell në kuzhinën për larje.
KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME
- Të ketë përfunduar shkollën e mesme
- Përvoja e mëparshme do të konsiderohet përparësi;
PROFILI PERSONAL
- Raport profesional ndaj punës
- Organizim dhe përgjegjësi
- Përkushtim ndaj punës
- Njohja e standardeve të punës
- Fleksibilitet
- Përshtatshmëri
INFORMACIONE TË TJERA SHTESË
- Njoftimi është i hapur për pesë ditë pune. Aplikimi bëhet në e-mail adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
- Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim në kohë pas shpalljes së njoftimit
- Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë