Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për:
Punëtore për larjen e enëve
PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
Obligimet e punëtores për larjen e enëve është që t’i lajë enët sipas rregullave të caktuara, t’i rregullojë në hapësirën e dedikuar për enët e pastra, për t’i rregulluar takëmet, pecetat, pjatat dhe gjithçka që është e nevojshme përpara se të servoni ushqimin, si dhe të kryejë pastrimin e plotë të të gjithë kuzhinës, sipas rendit të caktuar.
KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME
- Të ketë përfunduar shkollën e mesme
- Përvoja e mëparshme do të konsiderohet përparësi;
PROFILI PERSONAL
- Raport profesional ndaj punës
- Organizim dhe përgjegjësi
- Përkushtim ndaj punës
- Njohja e standardeve të punës
- Fleksibilitet
- Përshtatshmëri
INFORMACIONE TË TJERA SHTESË
- Njoftimi është i hapur për pesë ditë pune. Aplikimi bëhet në e-mail adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
- Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim në kohë pas shpalljes së njoftimit
- Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë