Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për:
FIZIKANT MJEKËSOR
PËRSHKRIMI I POZITËS SË PUNËS
Fizikani mjekësor është përgjegjës për zbatimin e parimeve dhe metodave të fizikës mjekësore në veprimtarinë shëndetësore të spitalit, optimizimin e procedurave mjekësore dhe përdorimin e sigurt të pajisjeve mjekësore që prodhojnë rrezatim jonizues.
-
Është përgjegjës për dozimetri, kalibrimin dhe kontrollin e cilësisë së pajisjeve në radioterapi.
-
Organizon dhe kryen procedurat teknike që janë pjesë e trajtimit të pacientit.
-
Kryen planifikimin dhe mbikëqyrjen e trajtimit radioterapeutik, në koordinim me ekipin e mjekëve radioterapeutë dhe teknologëve të radiologjisë të departamentit.
-
Merr pjesë në edukimin dhe integrimin e punonjësve të rinj në Departament, në lidhje me pajisjet dhe mbrojtjen nga rrezatimi.
-
Kujdeset për sigurinë dhe mbrojtjen nga rrezatimi, zbatimin e procedurave të punës dhe ndjek vazhdimisht zhvillimet e teknikave dhe pajisjeve të reja.
KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME
-
Arsim i lartë i përfunduar (Fakulteti i Shkencave Natyrore – Drejtimi i Fizikës).
-
Magjistratura në këtë fushë do të konsiderohet përparësi.
-
Specializim në Fizikë Mjekësore (Fakulteti i Mjekësisë).
-
Përvojë pune mbi 5 vjet në radioterapi ose dozimetri klinike.
-
Njohja e gjuhës angleze.
-
Njohuri në përdorimin e kompjuterit.
-
Përpikëri dhe qasje analitike ndaj punës.
-
Përkushtim ndaj sigurisë së pacientëve dhe punonjësve.
-
Nivel i lartë konfidencialiteti dhe etike profesionale.
INFORMACIONE TË TJERA SHTESË
- Njoftimi është i hapur për 15 ditë pune. Aplikimi bëhet në e-mail adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
- Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim në kohë pas shpalljes së njoftimit.
- Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar.