Spitali klinik “Acibadem Sistina”, me qëllim zgjerimin e ekipit të tij, shpall konkurs për punësim për teknolog radiologjik.
PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
• Kryen incizime/ekzaminime radiologjike (rentgen, tomografi e kompjuterizuar – CT, rezonancë magnetike – MRI, si dhe procedura të tjera diagnostikuese sipas nevojës)
• Përgatit, informon dhe pozicionon në mënyrë të duhur pacientët për incizim
• Operon me pajisje moderne radiologjike dhe softuerë për përpunimin e imazheve mjekësore
• Ndjek dhe zbaton të gjitha protokollet për mbrojtje radiologjike dhe sigurinë e pacientëve dhe stafit
• Sipas nevojës asiston mjekun radiolog gjatë procedurave intervenuese
• Mirëmban higjienën dhe funksionalitetin e hapësirës së punës dhe pajisjeve, në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me ekipin mjekësor të departamentit
KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për teknolog radiologjik dhe të ketë dhënë provimin profesional
- Minimum 2 vite përvojë pune në këtë pozitë
- Njohuri për pajisjet e departamentit dhe funksionimin e tyre
- Njohuri për masat e sigurisë dhe kujdesit gjatë punës
- Nivel i lartë i kujdesit dhe vëmendjes në punë
- Aftësi të zhvilluara komunikimi dhe pune në ekip
- Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik
- Përgjegjësi, saktësi dhe organizim
- Nivel i lartë i besueshmërisë dhe etikës profesionale
- Njohuri në përdorimin e kompjuterit
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze
INFORMACIONE TË TJERA SHTESË
- Njoftimi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë pune. Aplikimin tuaj duhet ta dërgoni në adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
- Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim i bërë në kohë pas shpalljes së njoftimit.
- Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar.