Spitali klinik “Acibadem Sistina”, me qëllim të zgjerimit të ekipit të tij, shpall konkurs për punësim për pozitën Ndihmës Kuzhinier.
PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
- Përgatitja e përbërësve për ushqimet ditore për punonjësit (larje, pastrim, prerje)
- Ndihmë në gatim dhe përgatitje të ushqimeve të ngrohta dhe të ftohta
- Shërbimi i vakteve për punonjësit
- Mirëmbajtja e higjienës në kuzhinë sipas standardeve përkatëse
- Ruajtja e duhur e produkteve ushqimore dhe kontrolli i afateve të skadencës
- Ndihmë në pranimin dhe organizimin e furnizimeve
- Bashkëpunon me kuzhinierin dhe pjesën tjetër të ekipit
KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME
- Të ketë përfunduar arsim të mesëm
- Përvoja në një pozicion të ngjashëm do të konsiderohet përparësi
- Aftësi të zhvilluara mirë komunikimi dhe pune në ekip
- Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik
- Përgjegjësi, saktësi dhe organizim
- Nivel i lartë i besueshmërisë dhe etikës në punë
INFORMACIONE TË TJERA SHTESË
- Njoftimi është i hapur pesë ditë pune. Aplikimin tuaj duhet ta dërgoni në adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
- Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim i bërë në kohë pas shpalljes së njoftimit.
- Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar.
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë.