PËRSHKRIMI I PUNËS
Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, i cili ofron shërbime shëndetësore moderne dhe gjithëpërfshirëse, ka nevojë për një specialist pediatri që me profesionalizëm dhe empati do të kujdeset për shëndetin e pacientëve tanë më të vegjël. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi dinamik dhe profesionist, ju ftojmë të aplikoni.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Pediatri kryen ekzaminime, diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve akute dhe kronike.
- Mban dokumentacion mjekësor elektronik dhe të shkruar.
- Kryen hospitalizimin e pacientëve pediatrikë, jep mendime konziliare për ta dhe krijon fletë lëshimet për pacientët e hospitalizuar në repart.
- Bashkëpunon me specialistë të tjerë dhe me personelin tjetër mjekësor brenda spitalit.
KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME
- Të ketë përfunduar studime mjekësore
- Specializimi në pediatri
- Licencë valide pune e lëshuar nga Oda e Mjekëve të RMV-së.
- Përvoja e mëparshme do të konsiderohet si avancim
- Njohja e shkëlqyera të gjuhës angleze (të folurit, leximi, shkrimi)
- Njohuri në punën me kompjuter
PROFILI PERSONAL
- Qasje profesionale ndaj punës, përgjegjësi dhe disiplinë;
- Respektim i rregullave dhe kodit të punës;
- Kujdes dhe saktësi gjatë punës;
- Aftësi për punë individuale dhe në ekip;
- Aftësi për të marrë iniciativë dhe motivim për arsimim të vazhdueshëm / përmirësim të njohurive;
- Vlerësim dhe zgjidhje e problemeve;
- Fleksibilitet;
- Përshtatshmëria;
- Etikë e lartë pune.
INFORMACIONE TË TJERA SHTESË
- Njoftimi është i hapur pesëmbëdhjetë ditë pune. Aplikimin tuaj duhet ta dërgoni në adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
- Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim i bërë në kohë pas shpalljes së njoftimit.
- Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar.
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë.