Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për një teknik laboratorik me përvojë dhe motivim për laboratorët diagnostikues.
PËRSHKRIMI I PUNËS
- Pranimi, përgatitja dhe përpunimi i mostrave biologjike (gjak, urinë, strisho etj.)
- Kryerja e analizave laboratorike sipas metodave dhe protokolleve të përcaktuara
- Futja dhe përpunimi i rezultateve në sistemin kompjuterik
- Kujdes për identifikimin e saktë të mostrave të pacientëve
- Mbajtja e evidencës së rregullt të dokumentacionit mjekësor
KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME
- Të përfunduar shkollën e mesme mjekësore, profil arsimor - teknik laboratori dhe të ketë kaluar provimin profesional
- Përvoja pune si teknik laboratorik do të konsiderohet si përparësi
- Njohuri mbi teknikat dhe aparaturat standarde laboratorike
- Përgjegjësi, saktësi dhe aftësi për të punuar në ekip
- Njohuri kompjuterike
- Nivel i lartë konfidencialiteti dhe etike
INFORMACIONE TË TJERA SHTESË
- Njoftimi është i hapur pesëmbëdhjetë ditë pune. Aplikimin tuaj duhet ta dërgoni në adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
- Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim i bërë në kohë pas shpalljes së njoftimit.
- Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar.
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë.