Acibadem Sistina

Njoftim aktive

Njoftim aktive

Teknik Farmacie

Released on: 03.09.2025
Status: Active

 Spitali klinik “Acibadem Sistina” zgjeron ekipin e tij dhe ka nevojë për:

 

Teknik Farmacie (1 ekzekutues)

Tekniku i farmacisë përgatit barnat e miratuara nga farmacisti, në përputhje me kërkesat dhe në koordinim me farmacistin, jep informacione lidhur me barnat dhe materialet mjekësore, kryen kontrollin e stokut të tyre në barnatoren spitalore, si dhe verifikon dhe kontrollon përputhshmërinë midis porosisë dhe barnave të pranuara. Gjithashtu, mban evidencë për të gjitha barnat që janë dërguar nga barnatorja spitalore gjatë ditës, ndërsa çdo porosi dhe transferim i barnave shoqërohet me dokumentacionin përkatës.

KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME

  • Të ketë përfunduar shkollën e mesme mjekësore përkatëse / Teknik farmacie
  • Minimumi dy vite përvojë pune si teknik farmacie 
  • Kandidatët me përvojë pune në farmaci spitalore do të kenë përparësi
  • Njohuri të gjuhës angleze (të folur, lexim, shkrim)
  • Njohuri në programet e MC Office (Excel, Word)

 

PROFILI PERSONAL

  •  Qasje profesionale ndaj punës;
  • Respektim i rregullave dhe kodit të punës;
  • Disiplinë;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Aftësi për reagim të shpejtë;
  • Fleksibilitet;
  • Aftësi analitike;
  • Besueshmëri

INFORMACIONE TË TJERA SHTESË

  • Njoftimi është i hapur për pesë ditë pune. Aplikimi bëhet në e-mail adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk  ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
  • Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim në kohë pas shpalljes së njoftimit
  • Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë

 

Bashkangjit CV-në *

Pajtohem që të dhënat e mia personale të ruhen në databazën e Spitalit klinik ACIBADEM SISTINA Shkup për regrutatim të kuadrove.

Më tepër informacione rreth mbrojtjes së të dhënave personale mund të lexoni në Politikën e privatësisë.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.