Acibadem Sistina

Dr. Beti Kostadinovska–Jordanoska – pjesëmarrëse në Kongresin e 40-të Vjetor të EACTAIC

19.11.2025

Nga 12 deri më 14 nëntor në Valensia, Spanjë, u mbajt Kongresi i 40-të Vjetor i EACTAIC, me temë “Siguria e pacientëve dhe monitorimi”. Në këtë ngjarje prestigjioze evropiane, ku morën pjesë ekspertë të njohur ndërkombëtarë, pjesëmarrëse ishte edhe dr. Beti Kostadinovska–Jordanoska, specialiste e anesteziologjisë me mjekim intensiv në Departamentin e Kujdesit Intensiv në Kardiokirurgji në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Ajo u prezantua me një ligjëratë profesionale me temë: “Përdorimi intraoperativ i esmololit si strategji për mbrojtje kardiale me qëllim të uljes së lirimit të troponinës dhe nevojës për mbështetje farmakologjike pas operacionit të arterieve koronare”.

Pjesëmarrja e Dr. Kostadinovska–Jordanoskës në këtë kongres paraqet një dëshmi për ekspertizën klinike dhe punën shkencore të ekipit tonë. Ky kongres u ofron pjesëmarrësve qasje të drejtpërdrejtë në zbulimet më të fundit shkencore, teknikat moderne të monitorimit dhe praktikat më të mira në anesteziologjinë kardiotorakale dhe kujdesin intensiv. Përmes ligjëratave, sesioneve të përbashkëta dhe punëtorive praktike, pjesëmarrësit e thellojnë ekspertizën e tyre dhe i përmirësojnë aftësitë klinike. Kongresi paraqet gjithashtu një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja profesionale, që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së trajtimit dhe sigurisë së pacientëve.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.