Këtë fundjavë, nën moton “Për shëndetin e burrave” u mbajt ngjarje frymëzues ,,Movember në Vodno”. Ngjarje bashkoi mlodhi të gjithë pjesënarësit, shoqërim dhe edukim më qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e parandalimit dhe kujdesit për shëndetin e burrave.
Pjesa qendrore e programit ishte ligjërata e Dr. Daniel Petrovski, Mr.Sci, specialist në urologji nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, i cili foli për rëndësinë e kontrolleve të rregullta urologjike dhe zbulimin në kohë të sëmundjeve. Dr. Petrovski theksoi se zbulimi i hershëm dhe kontrollet e rregullta janë thelbësore për një jetë të shëndetshme dhe cilësore, duke i inkurajuar burrat e pranishëm ta tejkalojnë stigmatizimin dhe të kujdesen rregullisht për shëndetin e tyre.
Pas pjesës edukative, pjesëmarrësit shijuan një shoqërim të këndshëm në frymën e fushatës Movember, ndërsa u shpërndanë edhe vauçerë për kontrolle urologjike falas, si nxitje për hapin e parë drejt një shëndeti më të mirë.
Me aktivitete të tilla, Prilepska Pivarnica dhe Spitali Klinik “Acibadem Sistina” konfirmuan edhe një herë përgjegjësinë e tyre shoqërore dhe mbështetjen për nismat që promovojnë zakone të shëndetshme dhe ndërgjegjësimin për shëndetin e meshkujve.
“Movember në Vodno” tregoi se përmes sportit, shoqërimit dhe edukimit mund të dërgohet një mesazh i fuqishëm – se shëndeti është vlera më e madhe.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.