Acibadem Sistina

Eksperienca e pacientëve

PAS GJASHTË MUAJVE LUFTË PËR JETË – MELANI, NJËRA NGA TË LËNDUARAT MË RËNDË NGA DISKOTEKA "PULSE", MË NË FUND ËSHTË NË SHTËPI

30.09.2025

18-vjeçarja Melani Taseva nga Shkupi, një nga viktimat më të lënduara rëndë në zjarrin tragjik në diskoteken Pulse, më në fund është kthyer në shtëpi pas më shumë se 6 muajsh trajtimi spitalor. Aksidenti që ndodhi më 16 mars la pasoja të thella për vajzën e re - një gjendje kërcënuese për jetën, djegie të shumta dhe dehje nga gazi. Për shkak seriozitetin e lëndimeve të saj, Melani fillimisht ishte hospitalizuar në spitalin privat “Klinika Zhan Mitrev”, dhe më pas u transferua në Akademinë Ushtarake Mjekësore (AUM) në Beograd. Pas trajtimit atje, ajo u kthye në “Klinika Zhan Mitrev”, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes, në gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë më 5 maj, ajo u transferua në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” për trajtim të mëtejshëm. Në një gjendje të rëndë shëndetësore, ajo kaloi 139 ditë, si ajo ashtu edhe i gjithë ekipi në spital duke luftuar për shërim - ditë pas dite, hap pas hapi.

Më 19 shtator, pas gjysmë viti nëpër korridoret e spitalit, kujdes intensiv dhe mbështetje të pakushtëzuar nga mjekët e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” dhe familja – Melani u kthye në shtëpi.

NË VEND TË FOTOVE NGA KONCERTI, MORËM LAJMIN PËR FATKEQËSINË

Për prindërit nuk ka gëzim më të madh, as emocion më të fuqishëm, se çasti kur fëmija i tyre, pas një beteje të rëndë, kthehet në shtëpi në përqafimin e tyre. Sipas familjes së Melanit, trajtimi dhe profesionalizmi i ekipit të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” ishin vendimtarë për shërimin e fëmijës së tyre.

“16 mars ishte dita kur koha u ndal për shumë familje. Një tragjedi që askush nuk mund ta parashikojë, as ta pranojë. Pikërisht atë fundjavë Melani nga Shkupi shkoi në Koçan, e lumtur që do të shkonte në koncertin e bendit të saj të preferuar DNK. Kështu filloi makthi ynë. Disa orë më vonë, në vend të fotove dhe mesazheve të lumtura, morëm një telefonatë që asnjë prind nuk dëshiron ta dëgjojë. Na thanë se kishte ndodhur një aksident, se kishte të plagosur, se kishte viktima. Zemra na ndali, nuk dinim nëse fëmija ynë ishte mirë, nëse do të kthehej në shtëpi.

Kur më në fund e pamë, pavarësisht dhimbjes dhe shokut – kishim vetëm një ndjenjë – mirënjohje që ishte gjallë. Sytë e saj ishin plot me frikë dhe pasiguri.

“Jemi shumë të lumtur që Melani është në shtëpi pas gjashtë muajsh trajtimi në spital. Kaluam një periudhë shumë të vështirë, por më në fund buzëqeshja na ktehet në fytyrat tona. Melani është në shtëpi dhe po shërohet pas periudhës së vështirë që kaluam. Shumë netë pa gjumë, lot, frikë dhe shpresa. Nuk ka fjalë me të cilat mund të shprehim mirënjohjen tonë për Spitalin Klinik "Acibadem Sistina" dhe të gjithë ekipin që u kujdes për shëndetin e fëmijës sonë. Melani më parë ishte e hospitalizuar në dy klinika, dhe rruga drejt shërimit të saj ishte shumë e vështirë. Por parimi i punës, përpikëria dhe ekspertiza e mjekëve ndryshonte nga klinika në klinikë. Këmbëngulja dhe sakrifica e ekipit, përpikëria dhe qasja multidisiplinare çuan në shërimin e saj", tha Aleksandar, babai i Melani.

TRAJTIM I GJATË DHE KOMPLEKS, DHE ÇDO DITË NË LUFTË PËR JETË

Trajtimi ka qenë i gjatë dhe kompleks, ndërsa terapia individualizohej dhe ishte dinamike, duke u përshtatur sipas gjendjes së pacientes së re dhe përgjigjes së saj ndaj trajtimit. Krizat ishin të shumta dhe shpesh të paparashikueshme. Çdo ditë në kujdesin intensiv sillte rrezik nga sepsa, dobësi multi-organike, çrregullime të rënda metabolike dhe komplikacione respiratore. Në disa momente, rezultati ishte i pasigurt, dhe çdo ndërhyrje, çdo terapi dhe çdo ndërrim nate ishin kritike për shpëtimin e jetës. Prof. Dr. Shk. Beti Kostadinovska-Jordanoska, specialiste në anesteziologji me trajtim intensiv në “Acibadem Sistina”, thotë se pikërisht këto momente tregojnë sa e rëndësishme është reagimi i shpejtë, përvoja dhe koordinimi i ekipit në mjekësi.

“Këto gjendje janë ndër më të vështirat në mjekësi. Ato kërkojnë trajtim të gjatë, kompleks dhe të vazhdueshëm, me rrezik të lartë për jetën e pacientit. Prognoza shpesh është i pasigurt dhe varet nga shumë faktorë – sipërfaqja dhe shkalla e djegies, dëmtimi i shkaktuar nga inhalimi, mosha, gjendja e përgjithshme shëndetësore dhe përgjigja e organizmit ndaj trajtimit. Qasja multidisiplinare është kyçe për një rezultat të suksesshëm. Në ekip ishin përfshirë mjekë nga specialitete të ndryshme – anesteziologë, kardiokirurgë, kardiologë dhe pulmologë, kirurgë plastikë dhe rikonstruktivë, kirurgë nga specialitete të tjera, mikrobiologë, fiziatër, nutricionistë, psikiatër dhe psikologë, si dhe personeli i mesëm mjekësor: infermierë, fizioterapistë dhe personel ndihmës. Teknologjia moderne, si terapia ECMO, metodat e avancuara për monitorim dhe trajtim të djegieve, rrisin ndjeshëm mundësinë për mbijetesë dhe rikuperim cilësor, por vetëm kur kombinohen me përkushtimin e të gjithë ekipit. Vetëm me një bashkëpunim të koordinuar mund të sigurohet kujdes i plotë dhe i vazhdueshëm për pacientin” – shpjegon Dr. Beti Kostadinovska-Jordanoska.

NËPËRMJET LABIRINTIT TË KRIZAVE TË PAPARASHIKUESHME

Melani ishte pranuar në një gjendje tepër serioze. Më herët ishte trajtuar për më shumë se një muaj në një qendër për djegie në një vend fqinj.

„Në momentin e pranimit u konstatua se ende ishin të pranishme plagë nga djegiet, në vendet ku ishin marrë transplantet ishin hapur plagë të reja ose nuk kishin shëruar fare. Në pjesën e pasme kishte një plagë të madhe dekubitale si pasojë e qëndrimit të gjatë shtrirë. Gjendja e mushkërive ishte gjithashtu serioze. Menjëherë pas pranimit u thirr një konsilium prej disa specialiteteve të mjekëve që veprojnë në spitalin tonë klinik. Qasja multidisiplinare ishte e domosdoshme, veçanërisht tek rastet me djegie kur preken disa organe dhe jo vetëm lëkura. U kryen disa ndërhyrje kirurgjikale për transplantim të lëkurës dhe vendosje të zëvendësuesve më modernë të lëkurës për të zvogëluar traumën dhe për vendosjen e transplantëve të rinj të lëkurës, u aplikuan antibiotikët dhe medikamentet më moderne, të cilët rrallë ose aspak janë përdorur në vendin tonë. U realizuan gjithashtu ndërhyrje rekonstruktive në gishta, të cilët në pjesën më të madhe u ruajtën“ – ndau prof. dr. Boro Xhonov, specialist i kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive në Spitalin Klinik „Acibadem Sistina“.

Prindërit e Melanit tregojnë se çdo natë mezi e prisnin mëngjesin – vetëm që të zgjoheshin dhe të niseshin drejt spitalit, për ta parë vajzën e tyre. Kjo ishte shpresa e vetme, frymëmarrja e vetme e forcës në ato ditë të vështira. Thonë se mjekët nuk e kuronin vetëm Melanin – por edhe ata. U shëronin plagët e tyre, të padukshme për sytë, por të thella dhe të dhimbshme në shpirt. Me çdo fjalë, çdo gjest mirëkuptimi dhe ngrohtësie, u jepnin forcë të qëndronin.

„Acibadem Sistina“, përveç që ishte shtëpia e dytë e Melanit gjatë këtyre 6 muajve, ishte edhe shtëpia jonë e dytë. Po zgjoheshim dhe shkonim drejt Sistinës me një frikë të madhe dhe me një shpresë të fortë. Por atje gjetëm diçka që na e riktheu besimin – njerëzillëkun e vërtetë. Jemi mirënjohës që morëm mbështetje të plotë, mirëkuptim dhe empati nga i gjithë ekipi. Mjekët ishin të përkushtuar 24 orë për fëmijën tonë – jo vetëm si mjekë, por edhe si njerëz me zemër të madhe. Ishin aty edhe për ne, jo vetëm si pacientë, por si prindër që po kalonin ditët më të vështira të jetës. Çdo fjalë që na drejtonin, çdo ngushëllim, çdo informacion, kishte për ne më shumë kuptim sesa mund ta imagjinonin. Të gjithë ata na ndihmuan të mbeteshim të fortë, kur ne rrëzoheshim. Në momentet më të vështira, ata ishin shpresa jonë më e madhe. Nuk ka mjaft fjalë për të shprehur mirënjohjen tonë – falë tyre, sot Melani është me ne.“ – ndau Aleksandar Tasev.

Rehabilitimi vazhdon edhe në kushte shtëpiake, ndërsa familja Tasevi është në komunikim të vazhdueshëm me doktorët e Spitalit Klinik ,,Acibadem Sistina”, të cilët i japin udhëzime dhe këshilla i Melanit për një rehabilitim më të shpejtë. 

I gjithë ekipi mjekësor dhe të gjitha kapacitetet e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” iu përgjigjën nevojës për të kujdesur për personat e lënduar nga aksidenti në Koçani dhe për t’i trajtuar në mënyrë të duhur, ndërsa pjesa më e madhe e shpenzimeve për trajtimin e Melanit u mbuluan nga Fondi i Shëndetësisë.

    

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.