Acibadem Sistina

SHËNIMI I JAVËS SË EKZEMËS: TAKIM PROFESIONAL PËR DERMATITIN ATOPIK

17.09.2025

 Me rastin e shënimit të Javës së Ekzemës, në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup u mbajt një takim profesional i dedikuar dermatitit atopik. Ngjarja u organizua në koordinim me rrjetin GA²LEN dhe GAAPP (Global Allergy and Airways Patient Platform).

Në takim, ligjëratë me temën: “Psikodermatologjia në praktikë: Aspektet dhe sfidat psikologjike te pacientët me dermatit atopik” mbajti Ivana Haxhivanova, Mr. Sci psikologe dhe psikoterapiste nga Neokorteks – Qendra për psikoterapi, psikodiagnostikë, trajnim dhe edukim, si dhe bashkëpunëtore e jashtme në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.

“Stresi psikologjik mund të ndikojë në përkeqësimin e pamjes klinike të dermatitit atopik, ndërsa simptomat dhe ndryshimet e dukshme në lëkurë shkaktojnë stres psikologjik shtesë te pacientët. Qasja multidisiplinare dhe kujdesi i integruar psikodermatologjik çojnë në shërim më të shpejtë, pajtueshmëri më e mirë me trajtimin dhe cilësi më të lartë të jetës te pacientët me sëmundje të lëkurës” – deklaroi Ivana Haxhivanova, Mr. Sci.

Ngjarja u moderua nga prof. dr. Andrej Petrov, specialist në dermatovenerologjisë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” dhe kryetar i Shoqatës së Dermatovenerologëve të Maqedonisë.

Qëllimi i kësaj mbledhje profesional ishte ngritja e vetëdijes për dermatitin atopik dhe dhënia e një kontributi të përbashkët për përmirësimin e cilësisë së jetës te pacientët që jetojnë me këtë sëmundje kronike të lëkurës.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.