Në një atmosferë të këndshme dhe të relaksuar, nënat dhe foshnjat e tyre patën mundësinë të mësojnë teknika dhe këshilla të dobishme në fushën e fizioterapisë pediatrike në punëtorinë e parë, e cila u mbajt në Departamentin e Pediatrisë në “Acibadem Sistina”. Punëtoria me demonstrime praktike dhe ushtrime iu kushtua temës: “Pozita në bark dhe rrotullimi – hapat e parë drejt pavarësisë motorike””. U vu theks i veçantë mbi rëndësinë e pozicionit mbi bark si bazë për zhvillimin e mëtejshëm të shëndetshëm, veçanërisht tek foshnjat që shfaqin rezistencë ose qajnë kur vendosen në këtë pozitë. Prindërit morën udhëzime të qarta dhe zgjidhje praktike se si ta mbështesin foshnjën e tyre – me dashuri, dije dhe siguri.
Përveç kësaj, u trajtuan edhe këto tema:
• Siguria dhe pozicionimi i duhur i foshnjës gjatë ditës
• Lojëra dhe ushtrime për të forcuar muskujt dhe për të inkurajuar rrotullimin
• Si ta vendosim foshnjën mbi bark pa qarë
• Këshilla se kur dhe si të fillohet me ushtrimet, pa rrezikun e mbistimulimit.
Ngjarja ishte e dedikuar për foshnjët e moshës 2 deri në 6 muaj, me qëllim qasjen individuale dhe mundësinë që prindërit të bëjnë pyetje. Punëtorinë e udhëhoqi Dijana Marinovska, Mr. Sci, magjistre e terapisë fizikale në pediatri, me përvojë shumëvjeçare në punën me foshnje dhe zhvillimin e tyre motorik. Të gjithë të pranishmit morën dhurata të përgatitura me kujdes nga miqtë e “Acibadem Sistina Baby”, ndërsa prindërit shfrytëzuan rastin për të shkëmbyer përvoja dhe për të krijuar njohje të reja. Mbështetni zhvillimin e foshnjës suaj që në moshën më të hershme - me hapa të sigurt, mbështetje profesionale dhe kujdes në “Acibadem Sistina”.
Së shpejti do ta shpallim edhe punëtorinë e ardhshme, prandaj na ndiqni dhe regjistrohuni me kohë – numri i vendeve është i kufizuar!
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.