Acibadem Sistina

Mundësi e re për zgjedhjen e specialistëve dhe të shërbimeve mjekësore ме çmime më të ulëta

06.09.2025

“Acibadem Sistina” ua afron pacientëve shëndetësinë më të avancuar

Sipas shembullit të qendrave evropiane dhe botërore, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” do të implementojë një model të ri të pagesës së shërbimeve mjekësore, me fillim nga 9 shtatori. Sipas këtij modeli, çmimi për çdo shërbim në spital do të ketë dy kategori pagesash dhe do të varet nga zgjedhja e specialistit që kryen ekzaminimin ose ndërhyrjen. Kategorizimi i mjekëve është përcaktuar sipas titullit akademik, përvojës klinike shumëvjeçare, numrit të procedurave të kryera dhe disponueshmërisë së mjekut.

Ndryshimi i çmimeve të shërbimeve do të zbatohet për ekzaminimet dhe ndërhyrjet që do të caktohen me fillim nga 9 shtatori. Për pacientët që kanë caktuar termin për ndërhyrje kirurgjikale para kësaj date, do të vlejnë çmimet që ishin në fuqi në periudhën e caktimit të ndërhyrjes.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është pjesë e grupacionit më të madh të spitaleve në botë dhe për 25 vjet mban vendin e liderit në sektorin shëndetësor në vend dhe në rajon. Më shumë se 1 milion pacientë të regjistruar dëshmojnë për besimin e tyre ndaj ekipit mjekësor dhe trajtimit të pacientëve. Çdo pacient, pavarësisht nga zgjedhja e mjekut, përfiton kujdes të lartë shëndetësor sipas standardeve më të larta JCI për siguri dhe cilësi. Ekipi i plotë i mjekëve është përzgjedhur me kujdes dhe punon sipas protokolleve ndërkombëtare. Ata marrin pjesë vazhdimisht në edukime profesionale në qendrat referente mjekësore dhe secili prej tyre është i përkushtuar në ofrimin e kujdesit të lartë ndaj pacientëve. Përparësi shtesë në trajtimin e pacientëve është mbështetja e sistemit të plotë të spitalit, mundësia për përdorimin e teknologjisë më moderne për diagnozë dhe trajtim, si dhe qasja multidisiplinare në vendimmarrjen për trajtim.

“Çdo pacient në spitalin tonë trajtohet me qasje të barabartë, të bazuar në përvojë, besim dhe kujdes. Ajo që e veçon spitalin tonë është përkushtimi i ekipit të plotë të mjekëve, kujdesi i infermierëve, standardet më bashkëkohore dhe kushtet për kujdes spitalor. Tani pacientët përfitojnë nga kjo përparësi, duke marrë kujdes të njëjtë cilësor me çmime të ulëta. Qëllimi kryesor i qasjes së re është ta afrojmë kujdesin tonë shëndetësor më pranë pacientëve tanë”, tha Dr. Emilija Mirçevska, drejtor mjekësor i “Acibadem Sistina”.

Mënyrë e re për pranimin dhe menaxhimin e pacientëve në Qendrën Emergjente

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi spital privat në vend që disponon Qendrat më moderne Emergjente për të rritur dhe për fëmijë”, të cilat sigurojnë kujdes shëndetësor emergjent në të gjitha fushat e mjekësisë, duke përfshirë 40 degë mjekësore. Nga muaji shtator, spitali zbaton një mënyrë të re për pranimin dhe menaxhimin e pacientëve në Qendrat Emergjente, duke mundësuar trajtim të shpejtë dhe në kohë të pacientëve, sipas shembullit të qendrave botërore të mjekësisë emergjente.

Të gjitha informacionet e nevojshme për zgjedhjen e mjekut dhe për çmimet e shërbimeve, pacientët mund t’i marrin në numrin zyrtar të Qendrës së Kontakteve të spitalit 02/3099500, i cili është në dispozicion 24 orë, çdo ditë të javës, si dhe në sportelet informative të spitalit. Nga ky muaj, në spital është e hapur edhe zyra për informacione mbi çmimet, ku pacientët mund të konsultohen dhe të marrin informacion të detajuar për kërkesat e tyre.

Spitali “Acibadem Sistina” është i përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm dhe inovacioneve në mbrojtjen shëndetësore. Kjo qasje e trajtimit, me mundësi për zgjedhjen e mjekut dhe çmimin e shërbimit, është praktikë në spitale me renome botërore si “Mayo Clinic”, “Cleveland Clinic” dhe në shumë qendra evropiane mjekësore, mes tyre edhe spitalet e Grupacionit Mjekësor “Acibadem”. Spitali vazhdon të respektojë transparencën në komunikim dhe të përmirësojë sistemin e kujdesit shëndetësor, ku fokusi kryesor janë nevojat e pacientëve.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.