Spitali Klinik “Acibadem Sistina” së shpejti do të implementojë njërën nga teknikat më moderne të radioterapisë – terapinë me modulim vëllimor (VMAT), me ndihmën e akceleratorit të ri linear TrueBeam. Falë kësaj teknologjie të avancuar dhe ekspertizës së ekipit të Departamentit të Radioterapisë, pacientët onkologjikë do të kenë qasje në trajtim radioterapeutik sipas standardeve më të larta botërore.
Prof. Dr. Deva Petrova, specialiste në onkologji dhe radioterapi, thekson se radioterapia është një segment thelbësor në trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje. Avancimi i kësaj fushe ka një ndikim të madh në suksesin e trajtimit të pacientëve onkologjikë, prandaj është thelbësore që risitë në radioterapi të jenë të aksesueshme për pacientët tanë.
“VMAT është një teknikë e avancuar e trajtimit me rrezatim, që ofron efikasitet më të lartë krahasuar me metodat standarde, siç është IMRT. Ajo mundëson një qasje të personalizuar dhe saktësi të madhe në aplikimin e dozës së rrezatimit. Një rol kyç në këtë proces ka planifikimi i trajtimit, gjatë të cilit ekipi onkologjik përdor metoda të avancuara diagnostikuese, si CT, MRI apo PET-skaneri, për të përcaktuar me saktësi vëllimin e synuar dhe për të identifikuar organet që duhen mbrojtur nga rrezatimi”, shpjegon Dr. Petrova.
Gjatë trajtimit me VMAT, pacienti vendoset në pozicion të shtrirë, ndërsa akseleratori linear rrotullohet rreth trupit të tij dhe gjatë këtij rrotullimi transmeton dozën e planifikuar, e cila është përshtatur në mënyrë optimale me formën dhe madhësinë e vëllimit të synuar.
“Përparësia kryesore e këtij trajtimi është se realizohet më shpejt krahasuar me metodat standarde, duke reduktuar kohëzgjatjen e seancës dhe duke përmirësuar komoditetin e pacientit. Koha më e shkurtër e trajtimit zvogëlon mundësinë e lëvizjes së pacientit, gjë që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e saktësisë së aplikimit të rrezatimit. Teknologjia tredimensionale e integruar në aparatin CT mundëson vizualizimin e saktë të pozicionit të tumorit në çdo seancë, në kohë reale, duke përmirësuar më tej saktësinë dhe efikasitetin e trajtimit. Mbrojtja maksimale e indeve të shëndetshme përreth tumorit ndihmon në reduktimin e efekteve të padëshiruara nga terapia”, shpjegon Dr. Petrova.
Terapia VMAT përdoret për trajtimin e llojeve të ndryshme të tumoreve malinje, veçanërisht në raste kur kërkohet saktësi e lartë dhe mbrojtje maksimale e indeve përreth. Kjo terapi aplikohet shpesh tek pacientët me karcinomë të prostatës, tumore në kokë dhe qafë, si dhe në mushkëri. Gjithashtu, radioterapia e avancuar VMAT përdoret edhe në trajtimin e karcinomës së zorrës së trashë, tumoreve cerebrale, karcinomës së gjirit, qafës së mitrës dhe ezofagut.
Akseleratori TrueBeam është aparat i revolucionar për radioterapi i cili ofron mundësi për zbatimin e teknikave moderne të rrezatimit si VMAT, SBRT; SRS. Një nga avancimet më të mëdha të këtij aparati është mundësia për kryerjen e radiokirurgjisë -SRS, e cila në disa raste zëvendëson kirurgjinë tek sëmundjet malinje dhe tek disa sëmundje beninje. Me këto teknika, përcaktohet intensitetit të dozës së rrezatimit e cila targëton drejtpërdrejt tumorin me saktësi maksimale duke mundësuar prekje minimale të indeve dhe organeve të shëndosha përreth, duke reduktuar efektet e padëshiruara të terapisë.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.