Acibadem Sistina

MIRËNJOHJE NGA KFOR-i PËR KUJDESIN PROFESIONAL TË EKIPIT MJEKËSOR TË “ACIBADEM SISTINA”

01.07.2025

Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) ndanë një mirënjohje për Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” për përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe mbështetjen ndaj shëndetit të brigadës së tyre gjatë realizimit të misionit.

Në shprehjen e mirënjohjes, ata theksuan se ekipi mjekësor i spitalit, me ekspertizën e tij, gjithmonë ofron nivelin më të lartë të kujdesit dhe trajtimit mjekësor.

Bashkëpunimi ndërmjet “Acibadem Sistina” dhe KFOR-it zgjat më shumë se 15 vite, që nga themelimi i spitalit dhe jemi të lumtur që besimi për shëndetin e tyre u është besuar duarve të ekipit tonë mjekësor profesional dhe me përvojë.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.