Acibadem Sistina

“ACIBADEM SISTINA” NIKOQIR I GARËS "CROATIA OSIGURUVANJE BUSINESS RUN 5K 2025"

13.06.2025

 

Në frymën e sportit dhe energjisë ekipore, tradicionalisht u mbajt gara afariste në distancë prej 5 km  "Croatia Osiguruvanje Business Run 5K 2025", ku Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ishte nikoqir krenar i kësaj ngjarjeje. Nisja dhe përfundimi i garës ishin vendosur para spitalit, ku u mblodhën qindra pjesëmarrës nga kompani të ndryshme, të bashkuar me një qëllim të përbashkët për të promovuar zakonet e shëndetshme, shoqërimin mes kompanive, argëtimin dhe lidhjen ekipore.

Kjo garë, e cila organizohet çdo vit, i afron kompanitë përmes sportit, rekreacionit dhe shoqërimit, duke nxitur me sukses frymën konkurruese mes pjesëmarrësve.

Në ngjarje morën pjesë shumë kompani me ekipet e tyre, ndërsa “Acibadem Sistina” dhe “Premium Sport Center” u përfaqësuan me një ekip prej mbi 50 pjesëmarrësish, të cilët me energji dhe entuziazëm të madh e përfunduan garën, duke i mbajtur me krenari ngjyrat e markave tona.

Përveç kësaj, “Acibadem Sistina” ofroi matje falas të sheqerit në gjak për të gjithë pjesëmarrësit, si para fillimit ashtu edhe pas përfundimit të garës. Pjesëmarrësit patën mundësi të marrin interpretim të rezultateve dhe këshilla të dobishme nga Dr. Nadica Bozhinovska Dimova, specialiste në endokrinologji.

Pas përfundimit të garës, pasoi një shoqërim joformal me muzikë, freskime dhe ndarje të çmimeve për pjesëmarrësit më të suksesshëm. Hapësira para spitalit u shndërrua në një zonë të vërtetë të frymës sportive, atmosferës pozitive dhe motivimit ekipor.

“Acibadem Sistina” vazhdimisht e kultivon kulturën ekipore dhe në të ardhmen mbetemi të përkushtuar ndaj iniciativave që promovojnë stilin aktiv dhe të shëndetshëm të jetesës.

 
 
 
 
 
 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.