Acibadem Sistina

ÇDO FËMIJË E MERITON KUJDESIN MË TË MIRË MJEKËSOR

15.04.2025

Në kuadër të shënimit të 15-vjetorit nga hapja e Spitalit Klinik "Acibadem Sistina", bisedojmë me Doc. Dr. Risto Simeonov, kirurg pediatrik. Pas përvojës së tij shumëvjeçare janë ndërhyrje të shumta të suksesshme te fëmijët, duke filluar nga mosha më e vogël. Dr. Simeonov thotë se çdo fëmijë meriton jo vetëm kujdesin më të mirë mjekësor, por edhe mirëkuptim, ngrohtësi dhe përkushtim të sinqertë.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” këtë vit shënon një përvjetor të rëndësishëm – 15 vjet ekzistencë dhe përkujdesje të shkëlqyer për shëndetin e pacientëve të saj. Si pjesë e këtij suksesi, veçanërisht në fushën e kirurgjisë pediatrike, çfarë domethënie ka ky përvjetor për ju në kontekst të përkushtimit ndaj pacientëve më të vegjël dhe familjeve të tyre? Sipas jush, çfarë është më e rëndësishmja për të siguruar ndjenjën e sigurisë dhe besimit në momentet kritike kur prindërit ua besojnë fëmijët e tyre duarve tuaja?

Përvjetori i 15-të përfaqëson një moment kyç që pasqyron përkushtimin tonë afatgjatë për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor, me theks të veçantë tek pacientët më të vegjël. Që nga fillimi, me hapjen e spitalit të parë, më modern dhe të vetmin spital pediatrik privat në vend, qëllimi ynë ishte i qartë: të krijojmë një ambient ku çdo fëmijë do të ndihet i sigurt, ndërsa çdo prind – i inkurajuar dhe i mbështetur. Ajo që e dallon “Acibadem Sistina” nga spitalet e tjera është kombinimi i teknologjisë më bashkëkohore, një ekip mjekësor shumë kompetent dhe i përkushtuar, si dhe qasja e individualizuar ndaj çdo fëmije dhe familjes së tij. Këto përparësi e bëjnë “Acibadem Sistina” zgjedhjen e parë të prindërve që kërkojnë kujdesin më të mirë për fëmijët e tyre.

Më e rëndësishmja për të siguruar ndjenjën e sigurisë dhe besimit tek prindërit është komunikimi i hapur dhe transparent, kompetenca e ekipit dhe mbështetja e plotë gjatë gjithë procesit – nga konsultimi fillestar deri tek kujdesi post-operativ. Besoj se kjo qasje e integruar kontribuon në rezultate pozitive dhe në ndërtimin e një besimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Është e njohur se qasja juaj ndaj pacientëve është jashtëzakonisht empatike dhe e ngrohtë, dhe shumë prindër ju quajnë “mjeku i tyre i preferuar”. Çfarë është ajo që e bën metodën tuaj të punës kaq të veçantë dhe si arrini ta ruani atë afërsi me familjet, edhe në momentet më të vështira?

Besoj se çdo fëmijë meriton jo vetëm kujdesin më të mirë mjekësor, por edhe mirëkuptim, ngrohtësi dhe përkushtim të sinqertë. Kur prindërit ia besojnë fëmijën e tyre duarve tona, ata na besojnë gjënë më të çmuar në jetën e tyre. Ky ndjenjë përgjegjësie është thellësisht e ngulitur në çdo qasje timen.

Qëllimi im është të krijoj një atmosferë ku fëmijët ndihen të sigurt, ndërsa prindërit – të sigurt se fëmija i tyre është në duar të mira. E di që çdo ndërhyrje, pa marrë parasysh nëse është e vogël apo e madhe, paraqet një barrë emocionale për prindërit. Kjo është arsyeja pse përpiqem të jem gjithmonë në dispozicion të tyre, t'i dëgjoj shqetësimet e tyre, t'u jap përgjigje të qarta dhe t'u ofroj mbështetje që shkon përtej aspektit mjekësor.

Empatia dhe komunikimi i sinqertë janë kyç për të ruajtur afërsinë me familjet. Më e rëndësishmja është të tregoj se jam këtu për ta – jo vetëm si mjek, por edhe si njeri që i kupton shqetësimet e tyre dhe i udhëheq me kujdes dhe mirëkuptim në çdo hap.

“Acibadem Sistina” krenohet me Qendrën e emergjencës pediatrike moderne, e cila është krijuar për të ofruar kujdes të shpejtë dhe të sigurt për fëmijët. Si e ndryshon kjo qendër qasjen ndaj rasteve urgjente dhe çfarë do të thotë kjo për pacientët dhe prindërit e tyre?

Qendra e emergjencës pediatrike, e cila është pjesë e Qendrës së integruar pediatrike të “Acibadem Sistina”, është e specializuar në ofrimin e kujdesit të shpejtë, preciz dhe gjithëpërfshirës mjekësor për fëmijët në gjendje kritike.

Qendra jonë e Emergjencës Pediatrike përfaqëson një kombinim superior të teknologjisë mjekësore më moderne, një ekipi multidisiplinar të specialistëve shumë kompetentë dhe disponueshmëri 24/7. Kjo qasje e përparuar lejon reagim të menjëhershëm ndaj një spektri të plotë të gjendjeve mjekësore - nga infeksionet akute deri te urgjencat komplekse kirurgjikale - me efikasitet dhe saktësi maksimale.

Ekzistenca e një qendre të tillë në kuadër të Qendrës së vetme private pediatrike në vend lejon një reduktim të ndjeshëm të kohës së pritjes dhe siguron rezultate optimale klinike. Për më tepër, qasja e menjëhershme në teknologjitë më të fundit dhe përmirësimi i vazhdueshëm i ekipit tonë mjekësor kontribuojnë në krijimin e një besimi të jashtëzakonshëm midis prindërve.

Kjo është arsyeja pse “Acibadem Sistina” është zgjedhja e parë për familjet jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga i gjithë rajoni. Për prindërit, qendra jonë është një garanci se fëmija i tyre do të marrë kujdesin mjekësor me cilësinë më të lartë, të mbështetur nga praktikat dhe ekspertiza më e mirë në botë.

Sa është i rëndësishëm përdorimi i teknologjive dhe metodave më moderne në kirurgjinë pediatrike dhe si i zbaton “Acibadem Sistina” këto inovacione në punën e saj?

Përdorimi i teknologjive dhe metodave më bashkëkohore në kirurgjinë pediatrike është e kuç për ofrimin e një shërbimi shëndetësor të nivelit të lartë, veçanërisht kur bëhet fjalë për pacientët më të vegjël, të cilët kërkojnë precizitet të veçantë, kujdes dhe siguri. Në “Acibadem Sistina”, jemi të përkushtuar fuqishëm ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të procedurave kirurgjikale përmes përmes investimeve të vazhdueshme në teknologji mjekësore të avancuar dhe zhvillimin profesional të ekipit tonë.

Zbatimi i teknikave kirurgjikale minimalisht invazive, siç janë ndërhyrjet laparoskopike dhe endoskopike, përfaqëson një standard në praktikën tonë. Këto metoda mundësojnë kohë më të shkurtër të ndërhyrjeve, traumë minimale të indeve, shërim më të shpejtë pas operacionit dhe reduktim të ndjeshëm të rrezikut nga komplikimet. Përmes këtij qasjeje, përmirësohen ndjeshëm jo vetëm rezultatet mjekësore, por edhe përvoja e përgjithshme e pacientëve dhe familjeve të tyre.

Duke ndjekur dhe zbatuar në mënyrë të vazhdueshme arritjet më të fundit në mjekësi, “Acibadem Sistina” mbetet lider në fushën e kirurgjisë pediatrike dhe vazhdon të zhvillohet në hap me trendet globale, duke ofruar kujdes të avancuar, të sigurt dhe bashkëkohor për çdo fëmijë.

 
 
 
 

    

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.