Shprehim ngushëllimet tona të thella për familjet e viktimave dhe u urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Spitali Klinik "Acibadem Sistina" mbetet i hapur për trajtim falas për të gjithë pacientët që kanë nevojë për kujdes spitalor. Qëllimi ynë është që së bashku të përballojmë këtë tragjedi të tmerrshme dhe të ndihmojmë aty ku është e nevojshme.
Nga 16 marsi e deri më sot, në ordinancat t e Qendrës emergjente të spitalit janë ekzaminuar 19 pacientë, ndërsa aktualisht katër pacientë janë të shtruar. Pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, një pjesë e pacientëve të shtruar janë liruar për trajtim në shtëpi.
Pas marrjes së informacionit për aksidentin tragjik, "Acibadem Sistina" krijoi një Shtab Krize, i cili është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë, me qëllim që të angazhohet aty ku ka nevojë. Për të ofruar përkujdesje dhe përkushtim maksimal ndaj pacientëve të lënduar, Spitali Klinik "Acibadem Sistina" krijoi një konsilium të posaçëm mjekësor, i përbërë nga mjekë të specialiteteve të ndryshme. Gjithashtu, në dispozicion janë 20 shtretër në njësinë e kujdesit intensiv për pacientët në gjendje kritike, si dhe i gjithë kapaciteti dhe ekipi mjekësor i spitalit për trajtimin e menjëhershëm të të lënduarve.
Personat e lënduar që po trajtohen në "Acibadem Sistina" marrin kujdesin më të mirë, në nivelin e spitaleve botërore. Këtë e konfirmoi edhe ekipi i ekspertëve të huaj, të cilët vizituan spitalin për t'u njohur me mënyrën e trajtimit të pacientëve.
“Patëm mundësinë të shkëmbejmë përvoja me specialistët e mjekimit intensiv dhe kirurgjisë plastike nga Izraeli dhe Çekia, të cilët vizituan spitalin tonë. Ata thonë se pacientët tanë trajtohen sipas të gjitha protokolleve botërore dhe marrin një trajtim të njëjtë me atë që do të merrnin edhe në spitalet e tyre. Na dhanë përkrahje për trajtimin tonë,” thotë Dr. Nikolla Shikov, specialist në anesteziologji dhe mjekim intensiv.
Përveç trajtimit të pacientëve në spital, “Acibadem Sistina” ndihmoi me tri automjetet mjekësore për transport të personave të lënduar në qendrat shëndetësore. Automjetet e ambulancës janë të pajisura me të gjitha aparatet e nevojshme për zbatimin e kujdesit intensiv të pacientit gjatë transportit. Në këtë automjet gjithmonë ka anesteziolog dhe teknik i anesteziologjisë të cilët monitorojnë parametrat vitale të pacientit dhe zbatojnë kujdes mjekësor.
Automjetet mjekësore të “Acibadem Sistina” deri më tani kanë kryer 4 transporte ndërkombëtare, pra transportuan pacientë deri në spitalet e Selanikut, si dhe 11 transporte mjekësore deri në institucionet shëndetësore në vendin tonë.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.