Qendra për Menaxhimin e Dhimbjes në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” prej një viti tashmë po përmirëson cilësinë e jetës së pacientëve. Si e para e këtij lloji në Maqedoni dhe rajon, kjo qendër është konceptuar sipas standardeve më të larta mjekësore, duke integruar teknologjinë më të avancuar me një ekip specialistësh të kualifikuar dhe i ndjek të gjitha risitë në këtë fushë. Qendra synon të menaxhojë dhe trajtojë në mënyrë efektive të gjitha llojet e dhimbjeje.
"Ka disa arsye për shfaqjen e dhimbjes, por në përgjithësi, ajo mund të jetë akute ose kronike. Në varësi të shkakut, dhimbja kronike ndahet në dhimbje kronike jomalinje dhe dhimbje kronike malinje. Çdo pacient është i ndryshëm dhe nëse një ilaç është efikas për një person, nuk do të thotë se do të funksionojë edhe për dikë tjetër," thotë Dr. Tatjana Spirovska, specialiste në anesteziologji me reanimatologji.
Qendra për menaxhimin e dhimbjes ofron një qasje multidisiplinare, multimodale dhe të personalizuar për çdo pacient. Duke kombinuar metoda të ndryshme, terapi dhe ndërhyrje, ekipi i specializuar i mjekëve krijon plane të individualizuara të trajtimit me një qëllim kryesor – kontrollin e dhimbjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Në Qendrën tonë për menaxhimin e dhimbjes përdoren ilaçe, trajtime dhe teknika të avancuara që praktikohen në qendrat botërore, si: terapi medikamentoze, krioablacion, terapi me ozon, neurolizë, ablacion me radiofrekuencë (RFA), pompa për administrimin subkutan të ilaçeve kundër dhimbjes, radioterapi paliative, trajtime për neuropati të dhimbshme akute dhe kronike, trajtim të migrenës me botoks dhe terapi fizikale, duke përfshirë terapinë me lazer, elektroterapi, fushë magnetike me frekuencë të lartë, masazh manual dhe teknika të ndryshme manuale, terapi me traksion, hidroterapi dhe kineziterapi, e cila përshtatet sipas nevojave individuale të pacientëve.
“Në Kongresin e sivjetshëm për trajtimin e dhimbjes, një nga temat më aktuale ishte kontrolli i dhimbjes përmes stimulimit të sistemit neurovegetativ. Duke ndjekur shembullin e qendrave lidere evropiane, të cilat kanë filluar zbatimin e pajisjeve të vogla stimuluese që targetojnë tre degët përfundimtare të nervit vagus, Qendra për Menaxhimin e Dhimbjes në Spitalin Klinik ‘Acibadem Sistina’ është në fazën e implementimit të kësaj metode inovative. Ky lloj stimulimi ndihmon në reduktimin e ndjeshëm të dhimbjes kronike jomalinje, veçanërisht tek pacientët me migrenë, neuropati diabetike dhe dhimbje në qafë e shpinë,” shpjegon Dr. Spirovska.
Implementimi i vazhdueshëm i njohurive më të reja, përdorimi i mjeteve mjekësore ndihmëse dhe aparaturës më të avancuar, si dhe përkushtimi i lartë i ekipit tonë mjekësor, e bëjnë Qendrën për Menaxhimin e Dhimbjes në "Acibadem Sistina" institucionin kryesor në rajon. Ne ofrojmë zgjidhjet më moderne për trajtimin e dhimbjes, duke garantuar cilësi të lartë të kujdesit dhe një qasje të personalizuar për lehtësimin optimal të dhimbjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.