FOSHNJAT NË DEPARTAMENTIN E NEONATOLOGJISË NË “ACIBADEM SISTINA” ZBUKURUAN FILLIMIN E VITIT 2025

01.01.2025

 Në ditën e parë të vitit të ri, nënat në Departamentin e Obstetrikës morën dhuratat më të bukura – foshnjat e tyre, të “veshura” si dhurata të Vitit të Ri. Mëngjesi i parë festiv ishte i mbushur me buzëqeshje, lumturi dhe përqafime të ngrohta, ndërsa me emocion të madh dhe padurim mirëpritën foshnjat e tyre në dhomë. Kjo surprizë u organizua nga ekipet mjekësore të Departamentit të Neonatologjisë, të cilat me dashuri dhe përkushtim të madh kujdesen për pacientët tanë më të vegjël.

Me kënaqësi të madhe ndajmë këto fotografi që zbukuruan fillimin e vitit të ri.

 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.