Acibadem Sistina

Punonjësit e spitalit klinik “Acibadem Sistina” dhuruan mbi 180 njësi gjaku

19.07.2024

Mbi 180 punonjës të Spitalit klinik “Acibadem Sistina” treguan humanitetin e tyre në veprim dhe dhuruan gjak. Në bashkëpunim me Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq – Karposh dhe Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit janë realizuar me sukses dy aksione të dhurimit të gjakut.
Spitali klinik “Acibadem Sistina” është veçanërisht krenar për dhuruesit e tij tradicionalë të gjakut, të cilët kanë dhuruar gjak disa herë. Njëri prej tyre është specialist i kardiologjisë, Dr. Dimitar Dushkoski, i cili thotë se është i lumtur sepse në këtë mënyrë mund të ndihmosh dikë që ka nevojë për gjak.

“Të gjithë e dimë se gjatë verës rezervat e njësive të gjakut pakësohen, ndaj jam veçanërisht i lumtur që me dhurimin tim të gjakut sot mund t’i japë ndihmë dikujt. Unë dhuroj gjak që nga viti 2005 dhe pas çdo dhurimi ndihem shumë mirë. Dikush bëhet dhurues gjaku, para së gjithash, vetëm nëse ka dëshirë për të. Motivi kryesor është të ndihmosh dikë!”, tha Dr. Dimitar Dushkoski, specialist i kardiologjisë.

Infermierja Radica Milloshevska deri më tani ka dhuruar gjak mbi 15 herë.
“Dhuroj për arsye humanitare, ndërsa ndjenja pas dhurimit është e mrekullueshme. Të gjithëve që kanë mundësi të dhurojnë gjak do t’ua rekomandoja, sepse duke dhuruar gjak jepni jetë”, thotë Radica.
Nga Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit thonë se nuk ka nevojë për përgatitje të veçanta, përveç se dhuruesit e gjakut duhet t’i plotësojnë kushtet elementare, të plotësojnë pyetësorin që ka të bëjë me shëndetin e tyre, të kontrollojnë nivelin e hemoglobinës në gjak dhe presionin e gjakut, të konsumojnë më shumë lëngje para dhurimit. etj.
Duke mbajtur traditën e aksioneve të dhurimit të gjakut, Spitali klinik “Acibadem Sistina” tregon edhe një herë përkushtimin e tij në promovimin e përgjegjësisë sociale të korporatës. Aksioni i parë i dhurimit të gjakut në spitalin tonë u organizua në vitin 2010 dhe që nga ajo kohë këto aksione të dhurimit të gjakut organizohen çdo vit.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.