Acibadem Sistina

NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MESME TË MJEKËSISË “DR. JOVAN KALAUZI” NGA MANASTIRI VIZITUAN SPITALIN KLINIK “ACIBADEM SISTINA”

14.05.2024

Nxënësit e shkollës së mesme komunale të mjekësisë “Dr. Jovan Kalauzi” nga Manastiri zhvilluan një vizitë tradicionale në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Në kuadër të vizitës ishin përfshirë nxënësit e drejtimeve të ndryshme, infermierë, infermierë obstetrike dhe gjinekologjike dhe teknikë të farmacisë.
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësi të njihen me organizimin e punës në një spital modern privat, kapacitetet, teknologjinë bashkëkohore, personelin dhe zbatimin e protokolleve më bashkëkohore në trajtimin e pacientëve.
Infermierët e ardhshëm dhe mamitë vizituan dhe u njohën me punën e qendrës emergjente për fëmijë dhe për të rritur, Center of Perfection, ordinancat, repartet spitalore, ndërsa teknikët e farmacisë u njohën me punën e barnatores spitalore dhe Departamentin e laboratorëve diagnostikues .
Vizita e nxënësve të shkollës së mesme komunale të mjekësisë “Dr. Jovan Kalauzi” nga Manastiri ishte pjesë e programit të tyre mësimor.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.