Ekipi mjekësor i Spitalit klinik “Acibadem Sistina” ishte pjesë e Kongresit të 7-të kombëtar të radiologëve me pjesëmarrje ndërkombëtare. Takimi profesional ka përfshirë 17 sesione shkencore me ligjërues të vendit dhe jashtë vendit të cilët i prezantuan njohuritë më të reja në zhvillimin e diagnostikimit dhe radiologjisë intervente dhe i kanë ndarë përvojat e punës së përditshme me pacientët nga qendrat referente mjekësore nga vendi dhe në korniza botërore.
Pjesëmarrja e një numri të madh të përfaqësuesve mjekësorë nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” në prezantimin e njohurive të reja shkencore është një tjetër dëshmi për përkushtimin e spitalit në zbatimin e metodave të reja moderne në trajtimin e pacientëve, si dhe në edukimin dhe shkëmbimin e përvojave të reja.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.