Spitali klinik “Acibadem Sistina” u vlerësua si marka më e mirë Best brand International për vitin 2016. Kjo njohje u dha në manifestimin tradicional „Best brand International“ organizuar nga TV Orbis, në qytetin e Manastirit (Bitollës). Spitali “Acibadem Sistina” e mori këtë vlerësim për shkak të përkushtimit ndaj kujdesit shëndetësor dhe investimit të poliklinikës më bashkëkohore në qytetin e Manastirit. Falë këtij investimi, banorëve të këtij qyteti dhe më gjërë, do t’iu ofrohet shërbim i lartë mjekësor të cilin “Acibadem Sistina” e ofron për 7 vjet me rradhë.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.