Spitali Klinik “Acibadem Sistina” mori pllakë për kontribut të veçantë dhe zhvillim të punës së infermiereve në ngjarjen që ishte e organizuar me rastin e 12 maj, Dita Ndërkombëtare të infermiereve. Në manifestimin që e organizoi Unioni i Shoqatës së infermierëve, teknikëve dhe obstetërve të Maqedonisë (SHITOM).”Për ne” ishin ndarë çmime dhe mirënjohje për infermiere më humane dhe infermiere obstetër. Nga Spitali “Acibadem Sistina” mirënjohje e veçante për infermiere më humane mori Irena Neçovska.Bëhet fjalë për Akademi solemne që tradicionalisht organizohet me rastin e kësaj dite.Infermierja Neçovska, thotë se e do këtë punë, kënaqet, por thotë se ajo i përkushtohet tërësisht kujdesit ndaj pacientëve. Në “Acibadem Sistina” ajo dhe koleget e saj kanë hapësire për zhvillim të vazhdueshëm profesional, prandaj thotë se është prestigj për të qenë pjesë e ekipit.“Një herë infermiere, gjithmonë infermiere”, ishte parulla me të cilën u përshëndeten mysafiret e nderuar- infermieret që tanimë kënaqen në ditët e tyre të pensionit.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.