Spitali Klinik “Acibadem Sistina” edhe ky vit ka qenë pjesë nga Bazari Kombëtar humanitar në organizim të “Dobredojde” Macedonia Welcome Center – DMWC. Gjashtë vite më radhë ky bazar mbahet më 1 qershor, Dita ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.Në Qendrën tregtare të Qytetit në më shumë se 20 shtande u promovuan dhe u shiten prodhime dhe suvenire të përfaqësive diplomatike në vendin dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Qëllimi i kësaj ngjarjeje është ngritja e ndërgjegjes dhe mbështetja financiare për nevojat e grupeve të rrezikuara të fëmijëve në Maqedoni. Ky vit mjetet e mbledhura do të dhurohen në Qendrën ditore për fëmijët me paralizë cerebrale në Shkup.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.