Spitali klinik “Acibadem Sistina” nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën universitare kirurgjikale për fëmijë. Ky është një bashkëpunim historik ndërmjet shëndetësisë private dhe shtetërore për zhvillimin e kardiologjisë intervente për fëmijë. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, mjekët e të dy spitaleve do të punojnë së bashku në trajtimin e fëmijëve me anomali të lindura të zemrës. Në këtë projekt janë përfshirë edhe mjekë nga Klinika universitare e kirurgjisë për fëmijë dhe kardiokirurgjisë “Tirshova” nga Beogradi, me të cilët së bashku deri tani janë kryer me sukses disa procedura invazive intervente kardiake për foshnja dhe për fëmijë.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.