Spitali klinik “Acibadem Sistina” me rastin e muajit të kancerit të lëkurës, melanomës, mundësoi 100 ekzaminime falas të nishanëve. Ekzaminimet u kryen nga ekipi i dermatovenerologëve me anë të dermatoskopit më bashkëkohorë Mole Max HD, i cili siguron shqyrtimin e saktë dhe diagnozën e hershme të kancerit të lëkurës. Me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për kryerjen e rregullt dhe në kohë të kontrolleve për nishanët e dyshimtë, ky veprim tashmë tradicionalisht kryhet çdo vit në “Acibadem Sistina”.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.