Kur puna është e bukur, kur të pëlqen, për atë flet me emocione. Me fjalë të zgjedhura, duke zgjuar emocione personave të tjerë, Marika Sokollovska lëshon Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Përvojën pune e përfundon me 42 vite duke përkushtuar vetëm kësaj pune- kujdesit për fëmijë. Sokollovska del në pension nga departamenti i neonatologjisë në këtë spital dhe thotë se ka punuar punën më të mirë në botë. Puna më e mirë, spontane dhe më e përgjegjshme. Foshnjat janë engjëj të vegjël, por puna me ta edhe pse është e rëndë, është mirënjohëse.
Sokollovska thotë se punën në “Acibadem Sistina” do ta kujtojë vetëm për gjërat e mira. Më shumë do t’i mungojnë fëmijët, por edhe koleget. Në këtë institucion shëndetësor ajo punon për një kohë të gjatë, nga fillimi- tani del në pension, por thotë se një pjesë të veçantë prej asaj mbetet këtu.
“Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” unë punoj nga viti 2001, nga themelimi i saj, që atëherë kishte emrin “Mala Bogorodica”. Unë del me kujtime të bukura, u shoqëruam, punuam, kemi ndarë përgjegjësitë. Koleget dhe puna do të më mungojnë, këtë punë e ushtroj 42 vite. Punën në “Acibadem Sistina” do ta mbaj mend sipas kushteve për punë, kolegjialitetit, shoqërimit me pacientet, prindërit”, thotë Sokollovska.
U rekomandon kolegëve të shoqërohen, të jenë profesionale.
“Puna në neonatologji është profesioni më i bukur, nëse duhet të punoj edhe 40 vite në të ardhmen përsëri do ta zgjedh profgesionin e njëjtë, sepse është shumë mirënjohës të punosh me foshnja. Përgjegjësi e madhe, por duhet të jeni të kujdesshëm duke punuar këtë punë, foshnjat nuk dinë a ndjejnë dhimbje, çfarë i dhemb dhe sa”, shton Sokollovska.
Kujtimet dhe veprat e mira bëjnë jetën më të pasur. Ajo kishte jetën e tillë të punës.