Mjekët nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” mbajtën punëtorinë e katërt që është pjesë nga fushata për shëndetin e grave “Godit fuqishëm” në kompaninë “Triglav osiguruvanje”. Në muajin tetor, muaji i përkushtuar luftës kundër kancerit të gjirit, “Acibadem Sistina” si kompani e përgjegjshme shoqërore u përfshi në rritjen e ndërgjegjes mes qytetarëve për këtë sëmundje. Me punëtori edukative që mbahen në institucionet dhe kompanitë vendase në mënyrë interaktive u theksua nevoja për kontrollet parandaluese gjinekologjike, por edhe për vetkontrollet e gjirit. Në kompaninë “Trigllav osiguruvanje” para të punësuarve potencuan rëndësinë që e ka parandalimi në shërimin e kancerit të gjirit, përkatësisht fakti se zbulimi i hershëm në këto raste mund të nënkuptojë edhe shërim i plotë të pacientëve potenciale.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.