Dr. Nikola Baxhakov, mr.sci, nga Spitali Klinik “Aciabdem Sistina” gjinekolog- kirurg mori pjesë në studimin e rëndësishëm ndërkombëtar SUCCOR Study i cili është publikuar në revistën e njohur për onkologji gjinekologjike. “Acibadem Sistina” është i vetmi spital privat që është pjesë nga ky studim, ndërsa përmes ekipit të tij të etabluar në krye me Dr. Baxhakov është i vetmi institucion privat në Evropë i cili bën kirurgji minimale invasive tek pacientet onkologjike duke prezantuar rezultatet e veta. Dr. Baxhakov është promotori i kësaj qasje radikale për trajtim operativ të karcinomit invasiv në qafën e mitrës në Maqedoni ndërsa në “Acibadem Sistina” zbatohet nga viti 2007. Me pjesëmarrjen e tij në këtë studim dëshmon se në kirurgjinë bashkëkohore pranohen zgjidhjet e tij që i zbaton. Bëhet fjalë për studim ndërkombëtar, që është zbatuar nga profesori Luis Çiva nga Klinika universitare Navara në Spanjë. Në këtë studim morën pjesë 1272 pacientë, 125 institucione nga 23 vende të Evropës që zbatojnë ndërhyrje operative radikale gjinekologjike dhe onkologjike dhe mes tyre janë Dr. Baxhakov dhe “Acibadem Sistina”. Edhe pse bëhet fjalë për një spital privat e pranuan pjesëmarrjen e tij në këtë studim të rëndësishëm shkencor krahasuese evropiane, diçka që ndodhet shumë rrallë. Qëllimi i studimit ishte të caktohet dallimi në rezultatet onkologjike në intervenimet të kryera me kirurgji të hapur dhe minimalisht inasive (laparoskopia dhe robotike).
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.