Spitali Klinik “Acibadem Sistina” zbaton testin e ri PCR për detektimin molekular të pranisë së disa llojeve të viruseve që së bashku me koronavirusin bëjnë pjesë në grupin e viruseve që mund të shkaktojnë pasqyrën e rëndë klinike respiratore. Bëhet fjalë për një test të ashtuquajtur multipleks panel test i cili në të njëjtën kohë i detekton sekuencat specifike të gjenit për vërtetimin e pranisë së koronavirusit dhe sekuencat specifike të gjenit nga viruset e gripit sezonal influenca A dhe B. “Acibadem Sistina” është spitali i parë në vendin tonë që e zbaton dhe kryen këtë test për herë të parë në Maqedoni.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.