Portieri maqedonas Dejan Iliev shpreson se së shpejti do të rikthehet në terrenet e futbollit pas operacionit të suksesshëm në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Ai kishte probleme me gjurin e majtë përkatësisht me lëndimin e meniskut, ndërsa ndërhyrja u krye pas konsultës me Dr. Mihajllo Ivanovski, specialist traumatolog në “Acibadem Sistina”. Dejan Iliev, portieri maqedonas është lojtar në klubin anglez të Ligës së parë, Arsenal, ndërsa si lojtar i huazuar luan për klubin slloven “Sered”.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.