Disa minuta para ndeshjes së dytë të kombëtares maqedonase në Kampionatin Evropian, futbollistët maqedonas po përgatiten me intensitet të lartë. Kjo është një ndeshje kryesore për futbollistët tonë, të cilët sonte do të garojnë me ukrainasit, një ndeshje që duhet të përcaktojë rrugën e mëtejshme të vendit tonë në këtë ngjarje të madhe evropiane të futbollit, ku ne po marrim pjesë për herë të parë. Përgatitjet janë intensive, pritjet janë edhe më të mëdha, ndërsa fizioterapistët e “Acibadem Sistina”, Bojan Canevski dhe Bojan Siljanoski kanë rolin kryesor në kujdesen për shëndetin fizik dhe kondicionin e futbollisteve para ndeshjes. Golashënuesit maqedonas Goran Pandev dhe Elif Elmas nuk e fshehën kënaqësinë që fizioterapistët tanë janë së bashku me ta në Bukuresht. Ata thonë se për ta është shumë e rëndësishme që i kanë si pjesë e ekipit, këta njerëz që bëjnë çdo përpjekje për t’i përgatitur ata për ndeshjen.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.