Me krenari ju njoftojmë se dermatologu Prof. Dr.Andrej Petrov është zgjedhur Kryetar i Shoqatës së Dermatovenerologëve të Maqedonisë. Mundësia për të udhëhequr këtë shoqatë eminente në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar paraqet një mirënjohje për besimin e dermatovenerologëve në Prof. Dr. Petrov, por edhe besimin që pacientët ia japin çdo ditë. Kjo mirënjohje është sukses edhe për spitalin tonë si institucion në të cilin punon ai dhe konfirmim për renomenë e departamentit të dermatovenerologjisë në “Acibadem Sistina”.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.