Edhe këtë vit Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është sponsori i artë i turneve ndërkombëtare në tenis që do të mbahen në Shkup në Klubin e tenisit “Jug” në organizim të Federatës së Tenisit të Maqedonisë. Gjatë këtij muaji dhe gjatë muajit të ardhshëm vijojnë turne me një program të pasur me tenistë që vijnë nga e gjithë bota. “Acibadem SIstina” si një nga sponsorët e artë do të ofrojë fizioterapistë që do të kujdesen për tenistët dhe për shëndetin e tyre gjatë garave. Federata e tenisit njofton për tri turnet e rëndësishme ndërkombëtarë në muajin qershor dhe korrik në seleksionin e femrave dhe meshkujve me sponsorim të “Acibadem Sistina”.
Spitali klinik “Acibadem Sistina” si kompani me përgjegjësi shoqërore, ka treguar vetëdije të madhe edhe në të kaluarën edhe tani dhe është një përkrahës i madh i garave sportive. Shpirti sportiv është më i rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të mirë. Gjatë këtyre ditëve u festua ditëlindja e parë e Qendrës Premium për mjekësi fizikale dhe jetë të shëndetshme, me hapjen e së cilës spitali përmirësoi cilësinë dhe përkushtimin ndaj shëndetit të qytetarëve. “Acibadem Sistina” do të vazhdojë të jetë promotor dhe përkrahës i sportistëve dhe shëndetit në çdo aspekt.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.