Cilësia e imazhit me rezolutë të lartë, koha më e shkurtër e regjistrimit, doza ultra e ulët e rrezatimit, sasia më e vogël e kontrastit, mundësia e vetme për t’u regjistruar foshnjat prej moshës më të vogël, imazhe precize edhe te pacientët obezë janë vetëm disa nga avantazhet që i ofron aparati i ri për tomografi kompjuterike, Revolution Apex CT. Përparësitë e shumta të aparatit CT kanë të bëjnë me sistemin unik të integruar TrueFidelity që përdor inteligjencën artificiale për të përpunuar imazhin me rezolutë të lartë duke përdorur doza minimale të rrezatimit. Me këtë investim në vlerë prej 1,600,000 euro, Spitali klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në rajon që posedon aparatin Revolution Apex CT 512-Slices, zbulimi më i fundit mjekësor në sferën e diagnostikimit nga prodhuesi më i madh në botë të pajisjeve mjekësore, GE Healthcare.“Diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë i sëmundjeve ka rol kryesor në trajtimin e suksesshëm, veçanërisht në rastet e sëmundjeve malinje dhe kardiovaskulare, ku është e rëndësishme të regjistrohen në një fazë të hershme për t’u intervenuar menjëherë. Jam krenar dhe mund të them se me investimin më të fundit posedojmë një aparat të fuqishëm që ofron shumë avantazhe jo vetëm për pacientët, por edhe për ne si diagnostikues. Aparati Revolution Apex CT 512-Slices ka teknologji që përshtatet në kategoritë e ndryshme të pacientëve, redukton përgatitjen përpara regjistrimit dhe është jashtëzakonisht i shpejtë. Tani, nuk ka pothuajse asnjë kufizim te pacientët për të bërë një regjistrim në një tomograf kompjuterik. Mund të regjistrohen pacientë me sëmundje të zemrës dhe ritëm të çrregulluar të zemrës, pacientë me dobësi të veshkave, pacientë obezë, fëmijë të vegjël. Atë që duhet ta theksojmë është shumë e rëndësishme, pacientët marrin deri në 80% dozë më të ulët të rrezatimit në krahasim me aparatet e mëparshme, sasi më të ulët të kontrastit dhe anestezionit. Nga përvoja e deritanishme mund të them se tomografi i ri i kompjuterik është një revolucion i vërtetë në mjekësinë diagnostike dhe intervente“, thotë Prof. Zoran Trajkovski, shef i Departamentit të Radiologjisë diagnostike dhe intervente.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.