Për herë të parë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” u implantua një sfinkter artificial urinar nën drejtimin e mjekëve Dr. Vlladimir Kojoviq dhe Dr. Aleksandar Mickovski. Këto operacione kryhen vetëm në spitalet botërore me urologji të zhvilluar dhe të avancuar. Sfinkeri artificial urinar (AMS 800) është një pajisje e implantuar për trajtimin e formave më të rënda të inkontinecës (pamundësi për të kontrolluar mbajtjen e urinës) dhe është një gjendje më e zakonshme te meshkujt pas heqjes së prostate për shkak të karcinomës. Pajisja është tërësisht e fshehur dhe mundëson urinimin sipas dëshirës së pacientit dhe në këtë mënyrë tërësisht imiton dhe kryen funksionin e një sfinketri të shëndoshë. Në të njëjtën ditë kjo procedurë është kryer te dy pacientë ndërsa shpenzimet për këtë procedurë janë të mbuluara nga FSSHRMV.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.