Spitali i parë klinik dhe më i madh privat në vendin tonë “Acibadem Sistina” shënon 12 vjetorin e ekzistencës. “Acibadem Sistina” është një qendër shëndetësore rajonale që çdo vit ofron kujdes dhe trajtim për më shumë se 400.000 pacientë nga vendi dhe rajoni përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse – diagnostikim i saktë, kirurgji moderne, kujdes i avancuar mjekësor dhe postspitalor.
Si pjesë e grupacionit më të madh të spitaleve në Evropën Juglindore “Acibadem” dhe pjesë e grupacionit shëndetësor malajzez IHH, “Acibadem Sistina” vendos standarde të larta në trajtimin e pacientëve duke ndjekur trendet më të fundit në zbatimin e teknologjive dhe metodave në trajtimin mjekësor.
Kujdesi i vazhdueshëm cilësor dhe të sigurt mjekësor vërtetohet me akreditimin prestigjioz Joint Commission International që “Acibadem Sistina” e mori për herë të parë në vitin 2016 dhe u bë spitali i parë në vend i cili është i akredituar sipas këtyre standardeve. Në vitin 2019, “Acibadem Sistina” mori sërish vulën e artë dhe u riakreditua nga JCI duke konfirmuar se spitali funksionon sipas standardeve botërore.
Gjatë vitit 2021, “Acibadem Sistina” u bë anëtar i Asociacionit Evropian për Kirurgji Kardiotorakale (EACTS). Ky anëtarësim prestigjioz tregon se “Acibadem Sistina” është në të njëjtin nivel me spitalet më të mëdha, më moderne në botë në të gjitha fushat e funksionimit të tij. EACTS është një qendër në të cilën marrin pjesë spitalet në të cilat punojnë mjekët më të mirë në Evropë, ndërsa “Acibadem Sistina” është i vetmi spital nga Ballkani Perëndimor që është anëtar i EACTS.
Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, SK “Acibadem Sistina” ka qenë përkrahës i sistemit shëndetësor duke u trajtuar dhe duke u kujdesur për pacientët me covid dhe në përputhje me nevojat e spitalit janë hapur dhe zgjeruar kapacitetet për përkujdesjen e pacientëve. Në vitin 2021, “Acibadem Sistina” hapi zyrtarisht Departamentin e Sëmundjeve Infektive, i cili është i vetmi departament privat infektiv në vendin tonë me kapacitet më të madh dhe një ekip infektologësh me përvojë. Në repartin që funksionon me një spital ditor dhe repart intensiv spitalor me zbatimin e procedurave moderne diagnostikuese dhe terapeutike sipas protokolleve të OBSH-së për trajtimin e pacientëve me covid që nga fillimi i pandemisë deri më tani janë shëruar 6500 pacientë.
Para një kohe spitali hapi qendrën pediatrike për covid, e cila është plotësisht e ndarë nga departamentet e tjera të spitalit duke ofruar mbrojtje maksimale për pacientët më të rinj. Në këtë repart trajtohen fëmijët deri në 16 vjeç, qendra disponon me një ordinancë pediatrike, një spital ditor dhe një repart për shtrimin në spital, ku fëmijët mund të shtrohen së bashku me një shoqërues.
Pjesë e risive në spital është Qendra së Përsosmërisë në “Acibadem Sistina” e cila ofron mundësinë e kryerjes së të gjitha llojeve të procedurave dermatologjike dhe estetike nga dermatologët profesionalë dhe me përvojë, kirurgët plastikë dhe rikonstruktivë. Në kuadër të Qendrës funksionon Departamenti i Dermatovenerologjisë dhe dermatologjisë Estetike, i cili disponon me ordinanca dermatologjike, tri dhoma për trajtime me lazer dhe një kabinet për dermatoskopi, ndërsa në kuadër të qendrës është Departamenti i Kirurgjisë estetike, plastike dhe rikonstruktive.
Zgjerimi i kapaciteteve spitalore dhe hapja e departamenteve të reja shoqërohet me rritjen e numrit të stafit të spitalit, i cili aktualisht numëron 1100 punonjës prej të cilëve 200 janë mjekë dhe profesorë të renomuar dhe 400 infermierë.
Stafi mjekësor profesional, praktikat më moderne mjekësore dhe pajisjet që posedon spitali e bëjnë “Acibadem Sistina” pionier në kryerjen e intervenimeve të caktuara, arritjeve mjekësore dhe procedurave novatore.
Gjatë 12 viteve të kaluara në këtë spital janë kryer 140.000 ndërhyrje kirurgjikale, janë bërë 1.250.000 ekzaminime dhe spitali ka marrë besimin e 1.000.000 pacientëve për t’u trajtuar në „Acibadem Sistina“ nga vendi dhe rajoni.
Përveç investimit aktiv në zgjerimin e ambienteve për të ofruar kujdes të lartë, Spitali klinik “Acibadem Sistina” vazhdimisht investon në teknologjinë që përdor, por edhe në përmirësimin e njohurive profesionale të stafit mjekësor. Si një spital klinik “Acibadem Sistina” e di rëndësinë për një staf mjekësor të përgatitur mirë dhe profesional dhe për këtë qëllim përmes projektit “Praktika Akademike Acibadem Sistina” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Mjekësore në UGD Shtip spitali u ofron studentëve, mundësia për zhvillimin e mësimit praktik në spital.
Me qëllim të ndërtimit të një sistemi shëndetësor stabil për të mirën e qytetarëve për këta mjekë të ardhshëm “Acibadem Sistina” ofron edukim që do t’i udhëzojë dhe t’i shndërroje në staf mjekësor profesional. Në vitin 2021 ka përfunduar viti i parë i këtij projekti dhe ka filluar viti i dytë, i cili zhvillohet me një përmbajtje të zgjeruar, dmth. studentët përveç mbajtjes së mesimeve praktike kanë mundësi të kryejnë edhe ushtrime praktike në spital.
Ky mision unik, novator dhe vizionar i “Acibadem Sistina” i cili zgjat më shumë se 12 vjet flet për përkushtimin e parezervuar të çdo personi si pjese e sistemit që kujdeset për funksionimin e tij të përsosur, duke u premtuar dhe ofruar pacientëve siguri, kujdes shëndetësor efikas dhe cilësor sipas standardeve botërore.
Faqja jonë e internetit përdor biskota. Përveç atyre të domosdoshme, mund të përdorim biskota për funksionalitet, analitikë dhe marketing. Në fushën "Cilësimet", mund t’i zgjidhni biskotat, ndërsa duke klikuar "Pranoj", pajtoheni me përdorimin e të gjitha biskotave (cookies).
Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.
Biskotat që i përdor Spitali klinik “Acibadem Sistina” nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.
Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.
Biskota analitike
Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.
Biskota funksionale
Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.
Biskota për marketing
Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.