Acibadem Sistina

NË “ACIBADEM SISTINA” ËSHTË BËRË NDËRHYRJA “NERVE SPARING“ – NJË NDËRHYRJE QË DERI MË TANI ËSHTË KRYER VETËM NË QENDRAT MË TË ZHVILLUARA PËR UROLOGJI LAPAROSKOPIKE

13.02.2023

“Nerve sparing”, prostatektomia radikale laparoskopike është një ndërhyrje e sigurt kirurgjike minimale invazive për trajtimin e karcinomës së prostatës duke hequr prostatën tërësisht, por janë ruajtur nervat e vogla që kalojnë afër prostatës dhe janë përgjegjës për potencën dhe kontinencën.
Avantazhi i këtij lloji operacioni është vendosja më e shpejtë e kontrollit të plotë mbi urinimin, si dhe ruajtja e ereksionit. Kandidatët për këtë lloj trajtimi janë pacientët tek të cilët kanceri i prostatës është zbuluar në një fazë të hershme, klinikisht i kufizuar në vetë prostatën dhe kanë një rrezik të ulët të përhapjes së sëmundjes. Ndërhyrja u krye në Departamentin e urologjisë nën udhëheqjen e specialistëve Dr. Zoran Krstanoski, Dr. Aleksandar Mickovski dhe Dr. Vlladimir Llozanovski. 

 

 

 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.