Doc. Dr. Milenko Kostov, specialist i neurokirurgjisë, dhe Doc. Dr. Darko Sazdov, specialist i anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, morën pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore për Mjekësinë Geriatrike dhe Paliative, e cila u mbajt më 13 dhe 14 nëntor 2026 në Shkup.
Konferenca, e organizuar nga ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësinë Geriatrike dhe Paliative “13 Nëntori” – Shkup, u zhvillua nën moton “Sindromat dhe simptomat në mjekësinë geriatrike dhe paliative”, me qëllim shkëmbimin e njohurive profesionale, përvojave dhe qasjeve bashkëkohore në trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve geriatrikë dhe atyre që kanë nevojë për kujdes paliativ.
Doc. Dr. Milenko Kostov, specialist i neurokirurgjisë, mbajti ligjëratë me temë “Trajtimi konservativ me kortikosteroide i hematomës kronike subdurale në popullatën geriatrike”, gjatë së cilës prezantoi njohuritë bashkëkohore dhe mundësitë e trajtimit jokirurgjikal të kësaj gjendjeje te pacientët e moshuar.

Doc. Dr. Darko Sazdov, specialist i anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv, mbajti ligjëratë me temë “Trajtimi bashkëkohor intervenues minimalisht invaziv i dhimbjes kronike dhe dhimbjes së lidhur me kancerin”, duke vënë theksin në zbatimin e teknikave bashkëkohore intervenuese për kontrollin efektiv të dhimbjes, zvogëlimin e nevojës për analgjetikë sistematikë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.

Takimi shkencor mblodhi profesionistë shëndetësorë nga specialitete të ndryshme, të cilët, përmes një qasjeje multidisiplinare, diskutuan mbi sfidat dhe praktikat bashkëkohore në mjekësinë geriatrike dhe paliative.
Me pjesëmarrjen e tyre, mjekët e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” dhanë kontribut në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe avancimin e qasjeve bashkëkohore në trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.