MJEKËT NGA "ACIBADEM SISTINA" MARRËN PJESË NË KONGRESIN E 5-TË KOMBËTAR TË OTORINOLARINGOLOGJISË DHE KIRURGJISË SË KOKËS DHE QAFËS

MJEKËT NGA "ACIBADEM SISTINA" MARRËN PJESË NË KONGRESIN E 5-TË KOMBËTAR TË OTORINOLARINGOLOGJISË DHE KIRURGJISË SË KOKËS DHE QAFËS

16.11.2026

 Mjekë nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina“ morën pjesë në Kongresin e 5-të Kombëtar të Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës, me pjesëmarrje ndërkombëtare, i cili mblodhi në një vend ekspertë kryesorë vendas dhe ndërkombëtarë nga fusha e otorinolaringologjisë, otologjisë, rinologjisë, rinoplastikës, kirurgjisë së kokës dhe qafës, si dhe kirurgjisë endoskopike të bazës së kafkës.

Kongresi kishte karakter multidisiplinar dhe iu kushtua shkëmbimit të përvojave profesionale, avancimit të njohurive mjekësore dhe prezantimit të arritjeve më të fundit dhe teknikave bashkëkohore kirurgjikale. Programi shkencor përfshinte ligjërata plenare, diskutime interaktive, tryeza të rrumbullakëta dhe prezantime të rasteve komplekse klinike.

Prof. Dr. Boro Xhonov, specialist në kirurgji plastike dhe rikonstruktive, mbajti një ligjëratë me temë “Fytyra si bazë për ndërhyrjet estetike“, me theks të veçantë te lifting-u i fytyrës, kirurgjia rikonstruktive, blefaroplastika dhe përdorimi i teknikës piezo në rinosetoplastikë.

Dr. Tijana Jordanova, dktoreshë në mmjekësi së përgjithshme dhe specializante në otorinolaringologjisë, mori pjesë me dy tema profesionale: “Një rast i rrallë i neurofibromës nazale të izoluar“ dhe “Ushqyerja pas operacionit, rreziku i gjakderdhjes dhe mbështetja ushqimore pas tonsilektomisë: analizë e literaturës“.

Me abstrakte shkencore morën pjesë edhe:

Dr. Makedonka Garvanlieva, specialiste në otorinolaringologji, me temat: “Tumor neuroendokrin në veshin e mesëm – më shumë se një polip i zakonshëm i veshit“, “Teratomë e veshit të mesëm: një shkak i rrallë i otorresë së përsëritur te një pacient pediatrik“ dhe “Otiti ekstern malinj: përvojat tona, sfidat diagnostikuese dhe rezultatet terapeutike“.  

Dr. Aleksandar Lazarevski, specialist në otorinoilaringologji, me temën “Kirurgjia e bazës së kafkës: nga lezionet e thjeshta sellare deri te qasja ndaj korridoreve komplekse anatomike“.

Doc. Dr. Milenko Kostov, specialist në neurokirurgji, me temën “Neuronavigimi në kirurgjinë e bazës së kafkës: rritja e sigurisë dhe saktësisë kirurgjikale“.

Pjesëmarrja e mjekëve të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina“ në këtë takim të rëndësishëm shkencor përfaqëson një tjetër dëshmi të përkushtimit të tyre ndaj edukimit të vazhdueshëm mjekësor, punës kërkimore-shkencore dhe zbatimit të metodave bashkëkohore diagnostikuese dhe kirurgjikale. Përmes shkëmbimit aktiv të njohurive dhe përvojave me ekspertë ndërkombëtarë, spitali vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e praktikës mjekësore dhe në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor për pacientët.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.