Me rastin e Ditës botërore të Shëndetit, 7 prill, në spitalin klinik “Acibadem Sistina” u mbajt takimi profesional online me temë: Epoka e re e sëmundjeve të vjetra- sifilizi”. Takimi profesional kishte për qëllim që ta ngritë vetëdijen për këtë sëmundje e cila shënon trendin e rritjes.
Drejtori mjekësor i spitalit, Prof. Dr. Igor Kaftanxhiev dhe shefi i Departamentit të dermatovenerologjisë dhe kryetar i Shoqatës së dermatovenerologëve , Prof. Dr. Andrej Petrov me një fjalim përshëndetës filluan këtë takim.
Ligjërues në këtë takim ishin: Dr. Vesna Pljakovska, dermatovenerologe e cila ka folur për stadiumet klinike të sifilizit, Dr. Kornelija Trajkova, gjinekologe- obstetre e cila shpjegoi rekomandimet për diagnozë dhe trajtim të sifilizit në shtatzëni, ndërsa Dr. Biljana Qurçiq, mikrobiologe dha mendimin profesional lidhur me kompleksitetin e testimit për sifiliz. Rekomandimet për trajtimin e kësaj sëmundje i shpjegoi Prod. Dr. Andrej Petrov, dermatovenerolog.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.